Télécharger Imprimer la page

Skil 6950 Notice Originale page 96

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 4
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 5
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 6
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 7
- kur nuk është e vendosur si duhet në pozicionin e
majtë/djathtë, çelësi A nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Ndërrimi i puntove 8
- vendoseni çelësin D te "ndërrimi i puntove" deri sa të
zërë vend (aktivizojeni vetëm kur pajisja të jetë e
fikur dhe spina e hequr)
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
- kur mandrina të bëjë një tingulll kërcitës, puntoja do të
jetë e montuar si duhet
! mos përdorni punto të dëmtuara
! mos filloni të shponi kurrë me çelësin D e
vendosur për "ndërrimin e puntove", pasi kjo
mund të dëmtojë pajisjen
• Zgjedhja e modalitetit të veprimit 9
- rrotulloni çelësin D në modalitetin e dëshiruar të
funksionimit deri sa të bllokohet me kërcitje
1 = shpim normal
2 = shpim me goditje
! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
• Rregullimi i thellësisë së shpimit 0
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës !
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse G (mund të
rregullohet sipas ilustrimit)
- mbajini të hapura të çarat e ajrimit
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni puntot e duhura @
! përdorni vetëm punto të mprehta me cilësi të
lartë për shpim në beton (përdorni punton e
dhënë me pajisjen si referencë)
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
• Shpimi pa ashkla në dru #
• Shpimi pa pluhura në mure $
• Shpimi pa pluhura në tavanë %
• Shpimi në pllaka pa rrëshqitur ^
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes H 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli & do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/
EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
19.12.2013
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 95 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 106 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi ✱ m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
✱ gjatë shpimit me goditje në beton 19,2 m/s²
✱ kur shponi në metal 3,6 m/s²
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
96

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

F0156950