• Disa lloje pluhurash skanë klasiikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat
për materialet me të cilat dëshironi të punoni
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualiikuar
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë
si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të illoni punën
• Para përdorimit të veglës, kontrolloni që thikat të mos
fërkohen
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për
të siguruar dhe mbështetur materialin e punës në
një platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit
me duar ose të mbështetur në trup bën që materiali të
mbetet i paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje
të kontrollit)
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni veglën e punës nga pjesët e izoluara të
kapjes pasi prerësi mund të bjerë në kontakt me
kordonin e tij (prerja e një teli me elektricitet mund
të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të përcjellin
elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të
përdoruesit)
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Mbajini gishtat larg nga thikat rrotulluese
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, ikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Nëse ashklat bllokohen në daljen e ashklave, duhet të
ikni motorin, sigurohuni që të gjitha pjesët e lëvizshme
kanë ndaluar plotësisht, hiqni spinën dhe më pas hiqni
ashklat e bllokuara
PAS PËRDORIMIT
• Prisni që blloku i prerjes të ndalojë para se ta ulni
veglën (thika e ekspozuar mund të bjerë në kontakt
me sipërfaqen duke shkaktuar humbje të kontrollit dhe
dëmtime të rënda)
PËRDORIMI
• Ndërrimi/kthimi i thikave ⑥
Ky zdrukth është i pajisur me thika jo të mprehshme me
tehe prerëse në të dy krahët; kështu që nëse topitet një
krah, mund të përdoret krahu tjetër
! ikni pajisjen dhe hiqni spinën
- hiqni pajisjet drejtuese, nëse janë të montuara
- merrni çelësin nga vendi i ruajtjes A
- kthejeni veglën përmbys
- lironi 3 bulona B me çelës (mos i hiqni bulonat)
- shtyjeni thikën nga blloku i prerjes me anë të një cope
druri
- vendoseni përsëri thikën në bllokun e prerjes në
pozicionin e kundërt ose përdorni një thikë të re
! kanali i thikës duhet të përputhet me buzën e
bllokut të prerjes
! të dyja anët e thikës duhet të dalin në mënyrë të
barabartë
- shtrëngoni mirë 3 bulonat B me çelës
! ndërrojini/kthejini thikat me kalimin e kohës;
përdorni vetëm thika të mprehta
! ndërrojini/kthejini gjithmonë të dyja thikat në të
njëjtën kohë
! mos u përpiqni të rregulloni thikat me vidat e
bllokut të prerjes C, të cilat janë të caktuara
paraprakisht në momentin e prodhimit
• Rregullimi i thellësisë së zdrukthimit ⑦
- kthejeni dorezën D në drejtimin "+"/"-" për rritjen/uljen
e thellësisë së zdrukthimit
- përdorni treguesin E si referencë
- zgjidhni gjithmonë një thellësi të vogël të zdrukthimit
dhe përsëritni zdrukthimin dhe procesin e rregullimit
deri sa të arrini thellësinë e dëshiruar
• Dalja e ashklave ⑧
- zgjidhni krahun e dëshiruar të daljes së ashklave
(majtas ose djathtas) me anë të çelësit F
- lidhni fshesën me korrent në daljen e zgjedhur për
ashklat G si në ilustrim
! mos u përpiqni të hiqni pengesat nga dalja e
ashklave kur thikat janë duke u rrotulluar
• Mbështetësja për pushim H ⑨
- e mbron materialin e punës nga dëmtimi kur vegla lihet
dhe nuk është në përdorim
- do të paloset automatikisht prapa gjatë zdrukthimit
• Funksionimi i veglës
- rregulloni thellësinë e zdrukthimit
- lidhni spinën me burimin e energjisë (drita J do të
ndizet duke treguar se vegla po merr energji) ⑩
- vendoseni veglën mbi materialin e punës
! sigurohuni që vetëm nofulla e përparme të
mbështetet në materialin e punës dhe që thikat
mos ta prekin
- ndizni veglën duke shtypur në illim çelësin K ② (=
çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më
pas tërhiqni çelësin e aktivizimit L ②
! para se thikat të arrijnë te materiali i punës, vegla
duhet të punojë me shpejtësinë e saj të plotë
! ⑪gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri ⑪
- mbajeni veglën fort me të dyja duart dhe shtyjeni
përpara me goditje të vazhdueshme
- përdoreni veglën me pllakën e bazës mbi material
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshirueshme gjatë zdrukthimit
! para se ta ikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
- ikeni veglën duke lëshuar çelësin L
• Zdrukthimi i kllapave ⑫
- zgjidhni thellësinë e dëshiruar të zdrukthimit
- zgjidhni thellësinë e kllapave me anë të rregullatorit
100