Télécharger Imprimer la page

Bosch Tronic 8500 Notice De Montage page 41

Masquer les pouces Voir aussi pour Tronic 8500:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 12
KUJDES:
Gypat e tokëzuara të ujit mund të veprojnë si tokëzim
mbrojtës i lidhur.
• Pajisja duhet të jetë përgjithmonë e lidhur në gypat
e instaluar. Prerja e tërthortë e përçuesit duhet të
jetë në përputhje me fuqinë e instaluar të
pajisjes.
• Për të siguruar përputhshmëri me rregullat e
sigurisë, gjatë montimit duhet të montohet ndarësi
për të gjitha polet, në përputhje me kreun 3.
Kontakti duhet të jetë i hapur më së paku 3 mm.
• Përkujdesuni që vlera maksimale dhe minimale e
presionit të ujit në hyrje të jetë në përputhje me
vlerat të cilat i ka përcaktuar prodhuesi (
kapitulli 3).
• Temperatura e ujit të ftohtë nuk guxon të jetë më e
lartë se 55 °C.
• Në përputhje me EN60335-2-35, kur pajisja është
e destinuar për bartjen e ujit për dush, temperatura
dalëse duhet të jetë e kufizuar në 55 °C.
• Ngrohësi i rrjedhjes së pandërprerë është i
përshtatshëm për funksionim të mbyllur (nën
presion).
• Rubineti dhe pajisja e qarkullimit të ujit duhet të
jenë të aprovuara për përdorim me sistemet e
mbyllura të ngrohësit të qarkullimit të pandërprerë
(nën presion).
• Ngrohësi i qarkullimit të pandërprerë mund të
përdoret me ujë të ftohtë ose të ngrohur
paraprakisht (për shembull, furnizimi me ujë nga
njësia për energji solare). Respektoni të dhënat
teknike dhe shtojcat e posaçme për këtë qëllim.
• Rezistenca specifike elektrike e ujit nuk guxon të
jetë më e vogël se 1.300 Ωcm. Pyetni në kompaninë
lokale të ujësjellësit rreth rezistencës elektrike të
ujit.
• Ngrohësi i qarkullimit të pandërprerë është i
përshtatshëm për lidhjen me gypat e plastikës të
testuar me DVGW.
• Hiqni kabllin elektrik nga furnizimi me rrymë
dhe mbyllni furnizimin e ujit para lidhjes së
pajisjes!
• Kyqni furnizimin në rrjetin e ujit dhe pastaj lidhni
furnizimin me rrymë.
• Në anën e prapme të pajisjes bëni vetëm ato hapje
të cilat janë të domosdoshme për montim. Nëse
pajisja montohet përsëri, hapësirat e papërdorura
duhet të mbyllen me mbyllës që janë rezistent ndaj
ujit.
6 720 876 028 (2020/10)
• Mos i prekni pjesët e rrymës pas instalimit të
pajisjes në rrjetin elektrik.
• Mos përdorni mjete agresive ose abrazive për
pastrim!
• Mos përdroni pastrues me avull.
Siguria e pajisjeve elektrike për përdorim në
amvisëri dhe aplikime të ngjashme
Kërkesat në vazhdim vlejnë në përputhje me EN
60335-2-35 për të parandaluar rreziqet gjatë
përdorimit të pajisjeve elektrike:
„Këtë pajisjes mund t'a përdorin fëmijët e moshës prej
3 vjet dhe më të moshuar, si dhe personat me aftësi të
zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me
mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën
mbikëqyrje dhe nëse kanë marrë udhëzime lidhur me
përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe nëse
kuptojnë rreziqet. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me
këtë pajisjes. Pastrimin dhe mirëmbajtjen të cilat i
kryen shfrytëzuesi, nuk guxojnë t'i bëjnë fëmijët pa
mbikëqyrje."
„Nëse kablli për furnizim është i dëmtuar, kabllin duhet
t'a zëvendësojë prodhuesi, servisuesi i tij ose personi
me kualifikim të duhur për të parandaluar rreziqet."
Ju përgëzojmë për blerjen e kësaj pajisjeje të BOSCH-
it. Keni blerë një produkt me kualitet tejet të lartë, që
do të ju ofrojë kënaqësi të numërta.
2
Udhëzimi për montim
Kjo pajisje për montim përshkruan ngrohësin me qarkullim të
pandërprerë me opsionin AquaStop.
• Bëni montimin e pajisjes ashtu siç është përshkruar në ilustrime. Në
mesin e udhëzimit për përdorim mund të gjenden ilustrimet.
Respektoni udhëzimet e dhëna në tekst.
2.1
Montimi
Çpaketimi/ Heqja e kapakut (Foto. 1)
• Çpaketoni pajisjen dhe verifikoni nëse ka dëmtime të shkaktuara
gjatë transportit. Nëse ndonjë komponentë është e dëmtuar, mos e
lidhni pajisjen.
• Kontrolloni nëse pajisja përmban të gjitha komponentat të cilat janë
të përfshira në vëllimin e dërgesës: pajisja, kompleti për montim me
lista shtesë, udhëzimi për monim, udhëzimi për përdorim.
• Depononi ambalazhin dhe pajisjen e vjetruar sipas rregullave, që të
ruani mjedisin jetësor.
• Me rastin e heqjes së kapakut, kini parasysh si në vazhdim: Kapaku
është i përforcuar me mbyllës qendror mbrapa kllapës për servisim.
Përgatitjet për montim(Foto.2)
E rëndësishme: Përdorni vetëm kompletin e bashkangjitur për montim.
Duhet të montohen tubat e bashkangjitura për lidhje në ujë!
• Shkyqni furnizimin me ujë. Lidhja elektrike (kablli i rrymës) duhet të
jetë i shkyqur nga rryma. Çlironi siguresën ose shkyqeni siguresën.
• Montoni tubat për lidhjen e ujit në përputhje me instruksionet e
dhëna në listën plotësuese.
Udhëzimi për montim
41

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Tr8500 15/18 desoabTr8500 21/24 desoabTr8500 24/27 desoab