11.4 Kujtuesi i pastrimit
Kur shfaqet kujtuesi, rekomandohet pastrimi.
Përdorni funksionin: Pastrimi pirolitik.
11.5 Mënyra e heqjes dhe e
instalimit: Dera
Mund të hiqni derën dhe panelet e
brendshme të xhamit për t'i pastruar. Numri i
paneleve të xhamit ndryshon sipas modelit.
PARALAJMËRIM!
Dera është e rëndë.
Hapi 1
Hapni derën plotësisht.
Hapi 2
Ngrini dhe shtyni levat fiksuese (A)
në dy menteshat e derës.
Hapi 3
Mbyllni derën e furrës në pozicionin e parë të hapjes (në kënd rreth 70°). Mbajeni derën në të dyja
anët dhe tërhiqeni me kënd lart për ta nxjerrë nga furra. Shtriheni derën nga pjese a jashtme në një
pëlhurë të butë mbi një sipërfaqe të qëndrueshme.
Hapi 4
Mbani shtrënguar në të dy anët
kornizën (B) e sipërme të derës dhe
shtyjeni nga brenda për ta çliruar
nga kllapa.
Hapi 5
Tërhiqeni kornizën e derës drejt
vetes për ta hequr.
Hapi 6
Mbani panelet prej xhami të derës
nga cepat e sipërm njëri pas tjetrit
dhe tërhiqini nga sipër për t'i nxjerrë
nga vendi.
Hapi 7
Pastroni panelin e xhamit me ujë
dhe sapun. Fshini me kujdes
panelin prej xhami. Mos i pastroni
panelet e xhamit në lavastovilje.
Hapi 8
Pas pastrimit, kryeni hapat e
mësipërm në rendin e kundërt.
Hapi 9
Në fillim vendosni panelin më të vogël të ndjekur nga ai më i madhi dhe më pas derën.
KUJDES!
Trajtojeni me kujdes xhamin, veçanërisht
rreth anëve të panelit të përparmë.
Xhami mund të thyhet.
A
2
B
A
1
SHQIP
25