1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
• Mbrojeni pajisjen nga shiu,
lagështia dhe burimet e
nxehtësisë.
• Asnjëherë mos e përdorni
pajisjen brenda ose pranë
materialeve të djegshme dhe
vendeve që marrin flakë.
• Hiqeni pajisjen nga priza para
se ta pastroni dhe të bëni punë
mirëmbajtjeje.
• Mos e zhytni pajisjen ose kabllon
në ujë për ta pastruar.
• Kontrollojeni rregullisht tubin
e pajisjes. Mos e përdorni nëse
është dëmtuar dhe kontaktoni
një shërbim të autorizuar.
• Mos u mundoni ta çmontoni
pajisjen.
• Përdorni vetëm pjesë origjinale
ose pjesë të rekomanduara nga
prodhuesi.
• Nëse përdoret rëndë për të
pastruar pluhur si çimento ose
llaç, treguesi i pluhurit do të
ndizet më herët nga ç'pritet,
në këtë rast ndërrojeni qesen e
pluhurit edhe nëse është bosh.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtra;
përndryshe mund të dëmtohet.
Fshesë me korrent / Manuali i përdorimit
• Kur fshini me korrent shkallët,
pajisja duhet të ndodhet poshtë
përdoruesit.
• Nëse e ruani materialin e
paketimit, mbajeni larg fëmijëve.
1.2 Pajtimi me Direktivën
WEEE dhe hedhja e mbetjeve
të produkteve.
Ky produkt nuk ka materiale të dëmshme
dhe të ndaluara të përcaktuara në
"Rregulloren për Mbikëqyrjen e Mbetjeve
të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike" të
lëshuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit
Urban. Kjo pajisje është në përputhje me rregullat
WEEE. Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe
materiale me cilësi të lartë të cilat mund të
ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim.
Prandaj, mos e hidhni produktin bashkë me
mbeturinat e zakonshme shtëpiake në fund të
jetës të shërbimit. Çojeni në një pikë grumbullimi
për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Pyesni autoritetin vendas në zonën tuaj për këto
pika grumbullimi. Kontribuoni në mbrojtjen e
mjedisit dhe burimeve natyrore duke i çuar
produktet e përdorura në pikat e riciklimit.
1.3 Informacione për
paketimin
Paketimi i produktit është bërë me
materiale të riciklueshme në përputhje
me legjislacionin tonë vendas. Mos i
hidhni materialet e paketimit bashkë me
mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në
pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të
caktuara nga autoritetet vendase.
75 / SQ