! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra
të hedhura dhe objekte të tjera të huaja
! filloni të prisni vetëm kur vegla të punojë me
shpejtësi të plotë
- filloni të prisni pranë prizës së rrjetit elektrik dhe
largohuni gjatë punës
- priteni barin e gjatë në shtresa (filloni nga maja)
- prisni vetëm me majën e fijes prerëse
- mos prisni bar të lagësht ose të njomë
- parandaloni bllokimin e rrotullës nga bari i prerë (mos
bëni prerje të rënda)
- mos e mbingarkoni veglën
- prisni me kujdes rreth pemëve dhe shkurreve, në
mënyrë që të mos bien në kontakt me fijet prerëse
- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur
fijet prerëse nga konsumi i tepërt
- kini parasysh forcat e goditjes së kthimit kur prekni
objekte të forta
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës #
- për prerjen e barit të gjatë, lëvizeni ngadalë veglën
nga e djathta në të majtë dhe e kundërta
- për prejen e barit më të shkurtër, anoni veglën si në
ilustrim
- për krasitjen e anëve, rrotullojeni kokën e prerjes me
180° si në ilustrim
- mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të
keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni veglën gjithmonë larg nga trupi
• Nxjerrja e fijes $
- shtypeni lehtë butonin F në tokë (mundësisht në
sipërfaqe të fortë) kur motori është në punë
- dy fijet prerëse do të lëshohen dhe do të priten në
gjatësinë e duhur nga thika e prerjes së fijeve G
! sigurohuni që kapaku i kuq D 2 të jetë i hequr
nga thika e prerjes së fijeve para përdorimit të
pajisjes
! kini kujdes nga dëmtimet nga thika prerëse e
fijeve G
- pas daljes së fijeve, kthejeni gjithmonë veglën në
pozicionin normal të punës para se ta ndizni
- nxirrni rregullisht fijet për të siguruar një rreth të plotë
të prerjes
- kur motori punon pa ngarkesë ose nuk pritet bar, fijet
prerëse do të konsumohen ose do të këputen;
mblidheni rrotullën ose ndërroni sistemin e rrotullës
• Mbledhja e rrotullës %
Në rast se fijet prerëse nuk arrijnë që të dalin nga kapaku
i rrotullës H
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- hiqni sistemin e rrotullës nga vegla dhe nxirrni rrotullën
nga kapaku i saj H
- mblidhni mirë fijet prerëse në mënyrë të njëtrajtëshme
në drejtimin e shigjetës
- futni të dyja fijet në foletë e rrotullës X dhe sigurohuni
që të jenë të siguruara mirë (lini një gjatësi të
mjaftueshme të fijes)
- kaloni të dyja fijet në vrimat e rrotullës Y para se ta
vendosni rrotullën e mbledhur në kapakun e saj H
! sigurohuni që rrotulla të jetë vendosur mirë në
vend dhe më pas nxirrni të dyja fijet nga foletë X
duke i tërhequr fort
- montoni sistemin e rrotullës në vegël (rrotullojeni
rrotullën në drejtim orar deri sa të shkojë në vend) ^
• Zëvendësimi i sistemit të bobinës ^
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- thjesht hiqeni/montoni sistemin e vjetër/të ri të bobinës
si në ilustrim
- përdorni vetëm sistemin e bobinës 2610Z01354 nga SKIL
për këtë pajisje (dëmtimi nga përdorimi i sistemeve të
tjera të bobinës përjashtohet nga garancia)
- pas zëvendësimit të sistemit të bobinës, provoni
pajisjen për të paktën një minutë pa ngarkesë për t'u
siguruar që pajisja punon si duhet
! sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta
vendosni në prizë
mIRËmBAJTJA / SHËRBImI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para
pastrimit dhe/ose mirëmbajtjes
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes)
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni thikën prerëse të fijeve G 2 dhe mbrojtësen e
prerjes A 2 pas çdo përdorimi
- pastroni të çarat e ajrosjes J 2 rregullisht me një furçë
ose me ajër të ngjeshur
• Kontrolloni rregullisht kushtet e thikës prerëse dhe
shtrëngimin e dadove, bulonave dhe vidave
• Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose
të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
• Magazinimi &
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme
në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit K me 4
vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të
shqyrtoni problemin
★ Vegla nuk funksionon
- priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një
prizë tjetër
- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin
zgjatues
★ Vegla punon me ndërprerje
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
96