CYBEX gold ATON S2 I-SIZE Guide Utilisateur page 119

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 16
INSTALIMI NË AUTOMJET
Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
Sexholinoja për foshnja është bërë posaçërisht për sediljet e makinave
��
të drejtuara përpara, të cilat janë të pajisura me ISOFIX ose sistem rripi
sigurimi në 3 pika.
Instalimi i sexholinos me bazë
1. Paloseni këmbëzën mbështetëse (2) derisa të fiksohet në pozicionin
maksimal përpara.
2. Rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX (5) 180° në mënyrë që të jenë përballë
drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (6).
3. Vendoseni bazamentin (1) në një sedilje të përshtatshme në mjet.
4. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (5) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (6)
derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra
e dy treguesve ISOFIX (7) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
5. Sigurohuni që bazamenti është fiksuar mirë duke u përpjekur ta nxirrni nga
pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
6. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (8) dhe zgjateni
këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e automjetit.
7. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (2) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të
siguruar transmetim optimal të forcave.
8. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (9) bëhet i GJELBËR kur ajo
pozicionohet siç duhet në dyshemenë e automjetit.
9. Çojeni dorezën mbajtëse (10) te pozicioni A. Më pas, shtypni dy butonat e
lëshimit të dorezës mbajtëse (11) në të majtë dhe në të djathtë të dorezës
mbajtëse (10) njëkohësisht.
10. Vendoseni sexholinon në bazament (1).
11. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet në pozicion me një "KLIK" të
dëgjueshëm.
12. Verifikoni nëse treguesi i fiksimit të sexholinos (12) në bazament është në
ngjyrë të GJELBËR.
13. Për të pasur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen për
goditjet lineare anësore (L.S.P) (13) në anën e sexholinos të drejtuar te
dera e automjetit duke e tërhequr.
Sexholinoja mund të përdoret edhe me L.S.P të palosur, në rast se në
��
mjet nuk ka hapësirë të mjaftueshme. Për të bërë këtë, paloseni elementin
përsëri te pozicioni fillestar.
Instalimi i sexholinos me rrip automatik në 3 pika
1. Vendoseni sexholinon në sediljen e automjetit në drejtim të kundërt të
lëvizjes.
2. Sigurohuni që doreza mbajtëse (10) të kyçet në pozicionin A.
3. Sigurohuni që treguesi i këndit të animit (14) të jetë paralel me dyshemenë
e automjetit.
4. Tërhiqeni rripin automatik në 3 pika (15) dhe vendoseni pjesën e prehërit te
kalimi i rripit të prehërit (16).
5. Fiksojeni rripin automatik në tre pika (15) të automjetit te tokëza e rripit.
6. Shtrëngojeni pjesën e prehrit duke tërhequr pjesën diagonale në drejtimin
e lëvizjes së automjetit.
7. Për të arritur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen nga
goditjet lineare anësore (L.S.P) (13) në anën e sediljes përballë derës së
automjetit duke e tërhequr.
8. Kalojeni pjesën diagonale të rripit mbrapa anës së kokës të sexholinos dhe
përmes kalimit të rripit diagonal (17) dhe poshtë mbrojtëses nga goditjet
lineare anësore (L.S.P) (13).
Sexholinoja mund të përdoret edhe me L.S.P të palosur, në rast se në
��
mjet nuk ka hapësirë të mjaftueshme. Për të bërë këtë, paloseni elementin
përsëri te pozicioni fillestar.
NXJERRJA NGA MJETI
Heqja e sexholinos pa bazë
1. Për ta liruar sexholinon nga baza, tërhiqeni lart butonin e lëshimit të
sexholinos (18).
2. Anojeni paksa sexholinën e makinës dhe ngrijeni nga baza.
3. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (5) në të dyja anët duke i shtyrë butonat
e lëshimit ISOFIX (4) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
4. Nxirrni bazamentin (1) nga pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
5. Hiqeni bazën (1) dhe rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX (5) komplet te
pozicionet e tyre të transportit.
6. Shtyni këmbëzën mbështetëse (2) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më
pas paloseni për të krijuar hapësirë.
SQ
117

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières