Zmbrapsja (shtytja e fletës)
Zmbrapsja (shtytja e fletës) mund të ndodhë kur
fleta rrotulluese kontakton me një objekt që nuk
pritet menjëherë. Forca e saj mund të jetë mjaft e
dhunshme për të bërë që njësia dhe/ose përdoruesi
të shtyhen në çfarëdo drejtimi, dhe mund të
humbasë kontrollin e njësisë, duke rezultuar në
lëndim të rëndë. Zmbrapsja mund të ndodhë pa
paralajmërim nëse fleta kërcen, ngec ose kapet dhe
ka më shumë të ngjarë të ndodhë në zona ku është
e vështirë të shikohet materiali që po pritet.
Zmbrapsja ndodh veçanërisht kur përdoret
segmenti i fletës ndërmjet pozicionit të orës 12
dhe 2 për objektet e forta, shkurret dhe pemët me
diametër 3 cm ose më të madh.
► Fig.1
Për të shmangur zmbrapsjen:
Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit të
1.
orës 8 dhe 11.
Rrotulloni veglën në mënyrë të njëtrajtshme
2.
në formë gjysmë-rrethi nga e djathta në të
majtë, sikur po përdorni një kosë. Kjo lejon që
segmenti i duhur i fletës të kontaktojë me bimët që
priten.
Asnjëherë mos e vendosni segmentin
3.
ndërmjet pozicionit të orës 12 dhe 2.
Asnjëherë mos e vendosni segmentin në
4.
pozicion të ngjashëm me orën 11 dhe 12 dhe
mes 2 dhe 5, përveç rastit kur përdoruesi është
i trajnuar mirë dhe me përvojë dhe e kryen këtë
veprim me përgjegjësinë e tij/saj të plotë.
► Fig.2
Mos i përdorni asnjëherë fletët prerëse pranë
5.
objekteve të forta, si gardhet, muret, trungjet e
pemëve dhe gurët.
Mos i përdorni asnjëherë fletët prerëse
6.
vertikalisht për veprime si mprehja dhe prerja
e gardheve.
7.
Shmangni përdorimin e veglës në zona ku
është e vështirë të shikohet objekti që po
pritet.
Dridhja
Ekspozimi ndaj dridhjeve të tepërta lëndon enët
e gjakut ose sistemin nervor të përdoruesit dhe
shkakton simptomat e mëposhtme në gishta, duar
ose kyçet e duarve: Mpirje, cuksje, dhimbje, ndjesi
shpuese, ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë
lëkurës. Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma,
shkoni te mjeku.
Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve të
shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë punës dhe
mirëmbajeni makinerinë dhe aksesorët.
Mirëmbajtja
Shërbimi për makinerinë tuaj duhet të kryhet
1.
nga qendra të autorizuara shërbimi, duke
përdorur vetëm pjesë këmbimi identike.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi identike dhe
aksesorë të furnizuar nga MAKITA. Riparimi jo i
saktë dhe mirëmbajtja e dobët mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e makinerisë dhe të rrisë rrezikun e
aksidenteve.
Asnjëherë mos ndryshoni ose hiqni ndonjë
2.
komponent të makinerisë. Kjo mund të
shkaktojë zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Pas përdorimit, pastrojeni makinerinë dhe
3.
kontrolloni që të gjitha vidat dhe dadot të jenë
të shtrënguara.
Kontrolloni gjendjen e veglës prerëse,
4.
mbrojtëses së veglës prerëse dhe rripat e
krahut. Fleta prerëse duhet të jetë e mprehtë.
Asnjëherë mos i drejtoni ose saldoni veglat
prerëse të dëmtuara.
Magazinimi
Përpara se ta magazinoni veglën, pastrojeni
1.
tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes.
Hiqni kutinë e baterisë. Vendosni kapakun në
diskun prerës.
Ruajeni veglën në një vend të thatë dhe të lartë
2.
ose të mbyllur, larg fëmijëve.
Mos e mbështesni veglën te ndonjë objekt
3.
tjetër, si p.sh. në mur. Përndryshe, ajo mund të
bjerë papritur dhe të shkaktojë lëndime.
Udhëzime të tjera
Kushtojini vëmendje mjedisit. Shmangni
1.
përdorimin e panevojshëm të akseleratorit
për më pak ndotje dhe emetime zhurme.
Kalibrojeni karburatorin në pozicionin e duhur.
2.
Mos e përdorni motorin me zhurmëmbytës që
ka defekt.
Ndihma e shpejtë
1.
Në rast aksidenti, sigurohuni që në afërsi
të vendit të punimeve të prerjes të keni të
disponueshme një kuti të ndihmës së shpejtë.
Zëvendësojini menjëherë artikujt që hiqni nga
kutia e ndihmës së shpejtë.
Nëse kërkoni ndihmë, jepni informacionet e
2.
mëposhtme:
—
Vendin e aksidentit
—
Çfarë ndodhi
—
Numrin e personave të lënduar
Llojin e lëndimeve
—
Emrin tuaj
—
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
1.
Për të evituar aksidentet, mbani mbi 15 m
(50 këmbë) distancë midis përdoruesve kur
punojnë dy a më shumë të tillë në një vend.
Gjithashtu, caktoni një person për të ruajtur
distancën midis përdoruesve. Nëse në zonën e
punës hyn ndonjë njeri apo kafshë, ndërpriteni
menjëherë punën.
2.
Përdorni vetëm vegla prerëse që kanë të
shënuar një shpejtësi të barasvlershme ose
më të madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi
vegël.
Sigurohuni të hiqni kapakun e fletës në fletën
3.
prerëse përpara përdorimit.
226 ALBANIAN