1. INFORMACIONE
AL
PËR SIGURINË
Për sigurinë tuaj e për funksionimin
korrekt të aparatit, lutemi të
lexoni me vëmendje këtë manual
para instalimit e vënies në punë.
Mbajini këto udhëzime gjithnjë
bashkë me aparatin, edhe në rast
se ua jepni ose transferoni të tretëve.
Është e rëndësishme që përdoruesit
t'i njohin të gjitha karakteristikat e
funksionimit e të sigurisë së aparatit.
Lidhja e kabllove duhet të bëhet
nga një teknik kompetent.
• Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë
veten përgjegjës për dëme
eventuale që shkaktohen nga
instalimi ose përdorimi jo i duhur.
• Distanca minimale e sigurisë
midis platformës e aspiratorit
është prej 650 mm (disa modele
mund të instalohen në një lartësi
më të vogël; shikoni paragrafin
për përmasat e punës e për
instalimin).
• Nëse udhëzimet e instalimit të
platformës me gaz përcaktojnë
një distancë më të madhe se sa
ajo e treguar më sipër, është e
nevojshme të mbahet parasysh.
• Kontrolloni tensionin e rrymës në
rrjet nëse korrespondon me atë që
shënohet në targën e të dhënave
të vendosur brenda aspiratorit.
• Mekanizmat e ndarjes duhet
të instalohen tek impianti fiks
në përputhje me normativat e
sistemeve të kabllimit.
128
• Për aparatet e Klasës I, kontrolloni
që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të
ketë një lidhje të duhur me masë.
• Lidhni aspiratorin me gypin për
daljen e tymit me një tub me
diametër minimal prej 120 mm.
Rruga e tymrave duhet të jetë sa
më e shkurtër që të jetë e mundur.
• Duhet të respektohen të gjitha
normativat që kanë të bëjnë me
shkarkimin e ajrit.
• Mos e lidhni aspiratorin me kanalet
e tymrave që transportojnë tymra
të djegies (p.sh. të kaldajave,
oxhaqeve, etj.).
• Nëse aspiratori përdoret në
kombinim me aparate jo elektrike
(p.sh. aparate me gaz), duhet të
garantohet një ajrim i mjaftueshëm
në lokal për të ndaluar kthimin e
fluksit t ë g azrave t ë s hkarkimit. K ur
aspiratori për kuzhinën përdoret
në kombinim me aparate jo të
ushqyera me rrymë elektrike,
trysnia negative në lokal nuk
duhet të kalojë 0,04 mbar për të
shmangur rithithjen e tymrave në
lokal nga aspiratori.
• Ajri nuk duhet nxjerrë nëpërmjet një
kanali të përdorur për shkarkimin
e tymrave nga aparate djegieje të
ushqyera me gaz ose me lëndë
të tjera djegëse.
• Kablloja ushqyese, nëse është e
dëmtuar, duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi ose nga një teknik
i shërbimit të asistencës.
• Lidheni spinën me një prizë që
është në përputhje me normativat
në fuqi e në pozicion të arritshëm.