1 Siguria
1
Siguria
1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm ose jo sipas
destinimit mund të përbëjë rrezik për trupin
dhe jetën e përdoruesit ose palëve të treta,
ose dëmtim të produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Rezervuari i ujit të ngrohtë është i
përshtatshëm për të pasur gati për përdorim
ujë të pijshëm të ngrohtë deri në maksimumi
85 °C në shtëpi dhe ndërmarrje komerciale.
Ky produkt është i projektuar për t'u integruar
në një impiant ngrohës qendror. Është
parashikuar për kombinimin me gjeneratorët
e nxehtësisë, rendimenti i të cilëve është
brenda kufijve të përcaktuar tek të dhënat
teknike. Për rregullimin e përgatitjes së ujit të
ngrohtë, mund të përdoren rregullator moti
dhe rregulloret e gjeneratorëve të posaçëm të
nxehtësisë. Këta janë gjeneratorë nxehtësie,
që parashikojnë një ngarkesë rezervuari
dhe kanë mundësi lidhjeje për një sensor
temperature.
– ndjekjen e udhëzimeve bashkëngjitur të
përdorimit, instalimit dhe mirëmbajtjes së
produktit dhe të gjithë komponentëve të
tjerë të impiantit
152
– instalimi dhe montimi sipas produktit dhe
mundësisë së sistemit
– respektimi i gjithë kushteve të
inspektimeve dhe të mirëmbajtjes siç
përshkruhet në manual.
Përdorimi i parashikuar përfshin gjithashtu
edhe instalimin sipas kodit.
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në
manualin bashkëngjitur ose një përdorim
jashtë destinimit që pëshkruhet, vlen si
përdorim jo sipas destinimit. Përdorimi jo
sipas destinimit është edhe çdo përdorim
komercial dhe industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i ndaluar.
1.3
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.3.1 Rrezik nga kushtet e pamjaftueshme
Punimet e mëposhtme duhet të kryhen vetëm
nga teknikët profesionistë, të specializuar për
këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Inspektimi dhe mirëmbajtja
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶ Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
Vlefshmëria: Rusi
Tekniku profesionist duhet të jetë i autoriizuar
nga Vaillant Group Rusi.
1.3.2 Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
▶ Hiqni spinën.
▶ Ose vendoseni produktin pa tension, duke
fikur gjithë furnizimet me energji (separator
elektrik me hapësirë kontakti minimalisht
3 mm, p. sh. siguresa ose çelësi mbrojtës i
tubacionit).
▶ Siguroni që të mos rindizet.
Udhëzuesi i instalimit 0020241666_05