Skil 5255 Notice Originale page 156

Masquer les pouces Voir aussi pour 5255:
Table des Matières

Publicité

Mos punoni me veglën mbi kokën tuaj
Në rast bllokimi ose defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë veglën dhe hiqni spinën
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë
rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë
anësore
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Montimi i lamës së sharrës 2
! hiqeni spinën
- merrni çelësin heksagonal A nga vendi i mbajtjes B
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni kur të hiqni bulonin e lamës D me çelësin
heksagonal
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
vetëm kur vegla të jetë e palëvizshme
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
- hiqni fllanxhën E
- hapni mbrojtësen e poshtme F me levën G dhe mbajeni
ndërsa montoni lamën e sharrës me dhëmbëzat dhe
shigjetën e printuar mbi lamë në të njëjtin drejtim si
shigjeta në mbrojtësen e sipërme
- lëshoni mbrojtësen e poshtme F
- montoni fllanxhën E
! sigurohuni që sipëfaqet shtrënguese H të
fllanxhave janë plotësisht të pastra dhe janë
përballë lamës
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni ndërsa shtrëngoni bulonin e lamës me çelësin
heksagonal 1/8 rrotullim pas shtrëngimit me dorë
(siguron rrëshqitjen e lamës së sharrës kur ndesh
rezistencë të madhe duke zvogëluar mbingarkesën e
motorit dhe goditjen e kthimit të sharrës)
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
Rregullimi i thellësisë së prerjes 6
- për një prerje me cilësi optimale, lama e sharrës nuk
duhet të zgjatet më shumë se 3 mm poshtë materialit
të punës
- lironi çelësin J
- ngrini/ulni këmbëzën K deri sa të caktohet thellësia e
dëshiruar e prerjes në shkallë me anë të treguesit L
- shtrëngoni çelësin J
Rregullimi i këndit të prerjes (0-45°) 7
- lironi çelësin M
- anoni veglën deri sa të caktohet këndi i dëshiruar i
prerjes në shkallë me anë të treguesit N
- shtrëngoni çelësin M
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk
përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së
prerjes
Kontrolli i këndit të prerjes 90° 7
- rregulloni dhe shtrëngoni këmbëzën K në maksimumin
e thellësisë së prerjes 6
- rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prejes në 0°
- kontrolloni për një kënd 90° midis lamës dhe fundit të
këmbëzës me një katror
- nëse ka nevojë për rregullime, lironi çelësin M dhe
përdorni vidën përshtatëse P si në ilustrim
Streha e rregullueshme e linjës së sharrës Q 8 a
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni
vijën e treguesit përkatës
! pjesa e gjerë e këmbëzës duhet të qëndrojë në
pjesën e mbështetur të materialit
- mund të rregullohet që t'ju lejojë të zgjidhni nëse
materialet e mbetjeve do të jenë në anën e brendshme
ose të jashtme të thikës 8 b
! gjerësia e prerjes përcaktohet nga gjerësia e
dhëmbëzave të lamës dhe jo nga gjerësia e trupit
të lamës
! bëni gjithmonë prerje provë në fillim për të
verifikuar vijën aktuale të prerjes
Thithja e pluhurave 9
- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit R
! mos lejoni kurrë që tubi i fshesës me korrent
të ndërhyjë në mbrojtësen e poshtme ose gjatë
veprimit të prerjes
- ju mund të përdorni edhe një qese për pluhurat
(aksesori 2610387402 nga SKIL)
! mos përdorni një qese pluhurash/fshesë me
korrent kur prisni metale
Funksionimi i veglës 9
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- mbajeni gjithmonë fort dorezën S me një dorë dhe
dorezën T me dorën tjetër
- vendoseni veglën me pjesën e përparme të këmbëzës
rrafsh me materialin e punës
! sigurohuni që dhëmbëzat e sharrës të mos jenë në
kontakt me materialin e punës
- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin V (= çelësin
e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më pas
tërhiqni çelësin e aktivizimit W
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të
lama të hyjë në materialin e punës
- mbrojtësja e poshtme F hapet automatikisht kur lama
e sharrës hyn në materialin e punës (hapni mbrojtësen
e poshtme në mënyrë manuale duke përdorur levën G
vetëm për prerje të veçanta si prerje me zhytje)
! mos e sforconi pajisjen (ushtroni trysni të lehtë
dhe në vazhdim për të shmangur mbinxehjen
e majave të thikave dhe, në rast të prerjes së
plastikës, shkrirjen e materialit plastik)
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- pasi të përfundoni prerjen, fikeni veglën duke lëshuar
çelësin W
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht para
se ta hiqni veglën nga materiali i punës
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Kur të përdorni shufrën e drejtimit (aksesori 2610Z04064
nga SKIL) në kombinim me përshtatësin, thellësia e
prerjes do të ulet me 14 mm për prerjet 90° si dhe për
ato 45°
156

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

56655765F0155255

Table des Matières