Zëvendësimi I Llambës Së Brendshme; Udhëzues Për Gjetje Defektesh - Beko HSA40520 Notice D'utilisation

Masquer les pouces Voir aussi pour HSA40520:
Table des Matières

Publicité

AL
Pastrimi i brendshëm
Para se ta filloni pastrimin, hiqeni aparatin nga
rrjeti.
 Rekomandohet ta pastroni aparatin kur t'ia
shkrini akullin.
 Lani brendinë me ujë të vakët, të cilit i
shtoni pak detergjent neutral. Mos përdorni
sapun, detergjent, benzinë ose aceton, që
mund të lëshojë një erë të fortë.
 Fshijeni me një sfungjer të lagësht dhe
thajeni me një leckë të butë.
Gjatë kësaj, mos përdorni ujë të tepërt për të
parandaluar hyrjen e tij në izolimin termik të
aparatit, gjë që do të shkaktonte erëra të
pakëndshme.
Mos harroni të pastroni edhe shtuposjen e
derës, sidomos brinjët e gjyrykta, me anë të
një lecke të pastër.
Pastrimi i jashtëm
 Pastroni anën e jashtme të ngrirësit me anë
të një sfungjeri të qullur në ujë të ngrohtë me
sapun, fshijeni me një leckë të butë dhe
thajeni.
 Pastrimi i pjesës së brendshme të qarkut
ftohës (motorkompresori, kondensatori, tubat
e lidhjes) bëhet me një furçë të butë ose me
fshesën elektrike. Gjatë kësaj, ju lutem vini re
t'i mos shtrembëroni tubat dhe t'i mos
shkëputeni kabllot.
Mos përdorni materiale fërkuese ose
gërryese!
 Pas mbarimit të pastrimit, rivendosini
aksesorët në vendin e tyre dhe futeni fishën e
aparatit në prizë.
Zëvendësimi i llambës së
brendshme
Në qoftë se llamba digjet, hiqeni aparatin nga
rrjeti. Hiqni kornizën e llambës. Vini re që
llamba është e vidhosur saktësisht. Futeni
përsëri fishën e aparatit në prizë. Në qoftë se
llamba ende nuk ndizet, zëvendësojeni me një
tjetër të modelit E14-15W. Rimontojeni
kornizën e llambës në vendin e vet.
Udhëzime për përdorim
Udhëzues për gjetje
defektesh
Ap a r a t i n u k p u n o n .
Ka një ndërprerje korrenti.
Fisha e kabllos elektrike nuk është futur mirë
në prizë.
Siguresa është djegur.
Termostati është në pozitën e FIKUR.
T e m p e r a t u r a t n u k j a n ë m j a f t t ë
u l ë t a ( l l a m b a e k u q e e n d e z u r ) .
Ushqimet pengojnë mbylljen e derës.
Aparati nuk u vendos në mënyrë të saktë.
Aparat është vendosur tepër afër një burimi
nxehtësie.
Celësi i termostatit nuk është në pozitën e
saktë.
G r u m b u l l i m i t e p ë r t a k u l l i
Dera nuk u mbyll mirë.
D u k u r i t ë vi j u e s e n u k j a n ë
d e f e k t e
Dridhje dhe kërcitje të mundshme që
vijnë nga produkti: qarkullimi i mjetit
ftohës në sistem.
41

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières