Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve
gjatë procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm
për mbajtjen e kokës së dushit dhe nuk duhet që të
rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
sistemin e dushit pa qenë nën mbikëqyrje. Personat
që janë nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk
duhet ta përdorin sistemin e dushit.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të
trupit (p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis
dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse.
Duhet të montohet një dorezë mbajtëse e veçantë
Sistemi i dushit duhet të përdoret vetëm qëllimet e
banjave, të higjienës dhe të larjes së trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit
të ftohtë dhe atij të ngrohtë duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
•
Armatura duhet montuar, shpërlarë dhe kontrolluar në
bazë të normave të vlefshme.
•
Përmasat e montimit të rekomanduara në udhëzimet
rreth montimit janë ideale për persona me gjatësi afro
1800 mm dhe duhen përshtatur në rast nevoje. Këtu
duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së
montimit ndryshon edhe lartësia e nevojshme minimale
prek 2325 mm nga sipërfaqja e vendosjes së vaskës
si dhe përmasat e lidhjeve.
•
Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të
kualifikuar duhet pasur parasysh që e gjithë sipërfaqja
mbërthyese të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira
mes pllakave). Mbi të gjitha muri duhet të jetë i
përshtatshëm për montim dhe nuk duhet të ketë pika
të dobëta. Vidhat dhe kunjat e bashkangjitura janë
të përshtatshme vetëm për beton. Te përbërja tjetër
murore të merren parasysh të dhënat e prodhuesit të
kunjave.
•
Sita që i kemi bashkëngjitur spërkatëses duhet
përdorur për të evituar thithjen e papastërtive nga
rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë
funksionale të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr
përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në këtë mënyrë.
6
Shqip
•
Nëse është e nevojshme, tubi midis termostatit dhe
dushit mund të shkurtohet në pjesën e poshtme me një
sharrë të imët.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
Përmasat e lidhjeve:
Lidhjet G 1/2:
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid
acetik.
Funksionet e sigurisë (shih faqen
64)
Falë Safety Function mund të përcaktohet
temperatura maksimale e dëshiruar, p.sh.
42 ºC.
Justimi (shih faqen 65)
Pas montimit duhet kontrolluar temperatura
në dalje e termostatit. Korrigjimet janë të
nevojshme, nëse temperatura e matur në
pikën e rrjedhjes së ujit nuk është e njëjtë me
temperaturën e përcaktuar në termostat.
maks. 1 MPa
0,25 – 0,5 MPa
maks. 80°C
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
1,6 MPa
65°C
150 mm