Télécharger Imprimer la page

Vaillant electronicVED VED E 8 INT Serie Notice D'emploi page 180

Publicité

9 Zgjidhja e defektit
Tabelën e zgjidhjes së defekteve e gjeni
bashkëngjitur.
Zgjidhja e defektit (→ Faqe 178)
9.1 Sigurimi i pjesëve të këmbimit
Pjesët origjinale të produktit janë
certifikuar nga prodhuesi si pjesë e
kontrollit të përputhshmërisë. Nëse gjatë
mirëmbajtjes ose riparimit, përdorni
pjesë të tjera, të pacertifikuara ose të
autorizuara, përputhshmëria e produktit
mund të shfuqizohet dhe produkti nuk
përputhet më me normat në fuqi.
Ju këshillojmë të përdorni menjëherë
pjesë këmbimi origjinale të prodhuesit, në
mënyrë që të garantohet një funksionim
pa defekte dhe i sigurt. Për të marrë
informacione lidhur me pjesët e këmbimit
origjinale, drejtohuni pranë adresës së
kontaktit që gjendet në pjesën e pasme të
udhëzuesit përkatës.
Nëse gjatë mirëmbajtjes ose riparimit
ju duhen pjesë këmbimi, përdorni
vetëm pjesë këmbimi të autorizuara për
produktin.
10 Inspektimi dhe mirëmbajtja
Realizoni një kontroll pamor dhe
funksional të produktit çdo tre vjet.
Nëse uji ka shumë përmbajtje
gëlqereje, zhgëlqerëzojeni atë më
shpesh.
Kur uji ka përmbajtje të lartë të ngurtash,
filtri i ujit në rrugëzimin e ujit të ftohtë duhet
zëvendësuar më shpesh. Filtri i ujit ka
njëkohësisht edhe funksion hermetizues.
Zëvendësoni filtrin e ujit në rrugëzimin
e ujit të ftohtë. Bëni kujdes vendosjen
e saktë në tub, për të garantuar
hermeticitetin e nevojshëm.
0020288451_00 electronicVED Udhëzuesi i instalimit
Zgjidhja e defektit 9
Kontrolloni tubin e ujit të ngrohtë midis
bllokut nxehës dhe lidhjes së ujit të
ngrohtë nëse ka depozitim të mbetjeve.
Gjatë rimontimit, vendosni një
guarnicion të ri të sheshtë në lidhjen e
ujit të ngrohtë.
Kontrolloni nëse është i nevojshëm
zhgëlqerëzimi i produktit.
Zhgëlqerëzojeni produktin sipas
nevojës.
Nëse është i nevojshëm një
zhgëlqerëzim i plotë, atëherë lidhni një
pompë zhgëlqerëzuese midis lidhjeve të
ujit të ftohtë dhe të ujit të ngrohtë.
Shpëlajeni produktin mire me ujë pas
zhgëlqerëzimit.
Pas zhgëlqerëzimit, pastrojeni produktin
nga flluskat. (→ Faqe 174)
11 Nxjerrja jashtë pune
11.1 Përkohësisht nxirrni produktin
jashtë pune
1. Kalojeni produktin pa tension.
2. Mbyllni valvulin mbyllëse të ujit të
ftohtë.
11.2 Përfundimisht produkti të nxirret
jashtë pune
1. Kalojeni produktin pa tension.
2. Mbyllni valvulin mbyllëse të ujit të
ftohtë.
3. Lironi lidhjet e ujit të ftohtë dhe ujit të
ngrohtë.
4. Priteni ujin e mbetur në produkt (deri
në 0,4 l) me një enë të përshtatshme.
5. Çmontoni produktin.
177

Publicité

loading