Télécharger Imprimer la page

Electrolux EIS82453 Notice D'utilisation page 6

Publicité

polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
• Nëse kodi E3 shfaqet në ekran,
shkëputeni menjëherë pllakën e gatimit
dhe kontrolloni nëse lidhja elektrike dhe
voltazhi i rrjetit janë të sakta.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe
filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit
për herë të parë.
• Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Vendosni zonën e gatimit në "fikur" pas
çdo përdorimi.
• Mos vendosni takëmë ose kapakë
tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Nëse sipërfaqja e pajisjes është e
plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen
nga priza. Bëni këtë për të parandaluar
ndonjë tronditje elektrike.
• Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të
mbajnë një distancë minimale prej 30 cm
nga zonat e gatimit me induksion kur
pajisja është në punë.
• Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund të
krijohen spërkatje.
• Mos përdorni fletë alumini apo materiale të
tjera midis sipërfaqes së gatimit dhe
enëve të gatimit, përveç rasteve kur
specifikohet ndryshe nga prodhuesi i kësaj
pajisjeje.
• Përdorni vetëm aksesorët e rekomanduar
nga prodhuesi për këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi.
6
SHQIP
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët
ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe
vajrave kur gatuani me ato.
• Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të
shkaktojnë djegie spontane.
• Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje
ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vajrat e
përdorur për herë të parë.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik i dëmtimit të pajisjes.
• Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në
panelin e kontrollit.
• Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në
një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
• Mos i lini enët e gatimit të thahen duke
zier.
• Bëni kujdes të mos lini sende apo enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund
të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë
bosh apo pa enë fare.
• Enët e gatimit prej gize apo me fund të
dëmtuar mund të shkaktojnë gërvishtje në
xham / qeramikën e xhamit. Ngrijini
gjithnjë lart këto sende kur t'ju duhet t'i
lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se
ta pastroni.
• Pastroni pajisjen me një leckë të butë të
njomë. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
tako pastruese gërryese, solucione apo
sende metalike, përveç nëse specifikohet
ndryshe.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.

Publicité

loading