6
Open Source Licensing
Ky produkt përmban komponentë programatikë që janë të licencuar nga mbajtësi i të
drejtave të autorit me GNU General Public License (GPL), GNU Lesser General Public
License (LGPL) ose me licenca të tjera programesh me burim të hapur që kërkojnë
që kodi burimor të vihet në dispozicion. Lista e plotë e teksteve të licencave ofrohen
në K 40 RF dhe mund të shikohet përmes programit Bosch HomeCom Easy.
Kodi burimor i këtyre komponentëve programatikë nuk dërgohet së bashku me
produktin. Kodin burimor për këto komponentë programatikë mund ta merrni në një
mjet fizik (CD ose DVD), duke dërguar një kërkesë me shkrim në adresën tonë të Open
Source Office më poshtë, duke përcaktuar produktin e blerë dhe datën e blerjes.
Bosch Thermotechnik GmbH
HC/XAD K40 OSS
Werk Lollar
Postfach 11 61
35453 Lollar
Deutschland
Ne ruajmë të drejtën të tarifojmë (deri maks. 20 euro) për mbulimin e kostove të
vënies në dispozicion të kodit burimor.
Kërkesën tuaj (i) mund ta paraqisni brenda tri (3) viteve nga data e blerjes së
produktit që përmban skedarin binar të komponentit të kërkuar ose (ii) në rast kodi
nën licencë GPL v3 për sa kohë që Bosch Thermotechnik GmbH ofron pjesë këmbimi
ose shërbim klienti për këtë produkt.
7
Deklarata e privatësisë
Për të mundësuar monitorimin në distancë dhe telekomandimin e një sistemi
ngrohjeje/ventilimi me këtë produkt, nevojitet lidhje me internetin. Pas lidhjes me
internetin, ky produkt vendos automatikisht lidhjen me një server. Të dhënat e
lidhjes në fjalë, sidomos adresa IP, transmetohen automatikisht dhe në vijim
procesohen nga Bosch Thermotechnik GmbH. Procesimi mund të ndërpritet duket i
rikthyer cilësimet e këtij produkti në vlerat e fabrikës. Informacion të mëtejshëm në
lidhje me procesimin e të dhënave mund të gjeni në deklaratat vijuese të mbrojtjes së
të dhënave dhe në internet.
K 40 RF – 6721874389 (2024/08)
Open Source Licensing
105