ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
60
Simptomat
Pajisja nuk fryn ajër të
ftohtë.
Performanca
Simptomat
Njësia e brendshme
vazhdon të funksionojë
edhe kur pajisja të jetë
fikur.
Dalja e ajrit në njësinë
e brendshme po nxjerr
mjegull.
Nga njësia e jashtme
rrjedh ujë.
Ka zhurmë ose dridhje.
Shkaqet e mundshme & Zgjidhja
Temperatura e dëshiruar është më e lartë se temperatura aktuale.
• Vendosni temperaturën e dëshiruar në një nivel më të ulët se temperatura
aktuale.
Aty pranë ka një burim ngrohjeje.
• Shmangni përdorimin e gjeneratorëve të nxehtësisë si furrat elektrike ose
pianurat me gaz kur kondicioneri është në punë.
Është përzgjedhur modaliteti Ventilator.
• Gjatë modalitetit Ventilator, ajri fryn nga pajisja pa ftohur ose ngrohur
ajin e brendshëm.
• Kaloni modalitetin e funksionimit në funksionimin e ftohjes.
Temperatura e jashtme është shumë e lartë.
• Efekti i ftohjes mund të mos jetë i mjaftueshëm.
Shkaqet e mundshme & Zgjidhja
Funksioni Pastrim automatik+ është duke u përdorur.
• Lejoni funksionin Pastrim automatik+ të vazhdojë punën pasi redukton
çdo lagështirë brenda njësisë së brendshme. Nëse nuk e doni këtë
funksion, mund ta fikni njësinë e brendshme.
Ajri i ftohur nga pajisja nxjerr mjegull.
• Kur temperatura e dhomës ulet, ky fenomen do t zhduket.
Në operacionet e ngrohjes, uji i kondensuar bie nga shkëmbyesi i
nxehtësisë.
• Kjo kërkon që të instalohet një tub shkarkimi nën enën bazë. Kontaktoni
instaluesin.
Një tingull klikimi mund të dëgjohet kur pajisja ndizet ose ndalet për
shkak të lëvizjes së valvulës së kthimit.
Tingull kërcitjeje: Pjesët plastike të njësisë së brendshme kërcasin kur
tkurren ose zgjerohen për shkak të ndryshimeve të papritura të
temperaturës.
Zhurma e fryrjes ose qarkullimit: Kjo është zhurma e fryrjes së ajrit e
ftohësit përmes pajisjes.
• Zhurma është normale gjatë ose pas funksionimit. Nuk është shenjë e
mosfunksionimit.