• LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e
lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në lidhje
me të, mosfunksionimi ose gabimi të shkaktuar
nga lidhja me rrjetin.
• Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit
pa fije të punojë ngadalë.
• Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit me
valë është tepër e madhe, fuqia e sinjalit
dobësohet. Mund të duhet një kohë e gjatë për
të bërë lidhjen ose instalimi mund të dështojë.
• Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin
Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit. Blini një
përsëritës Wi-Fi(zgjatues i valës) për të
përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.
• Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë siç
duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të
internetit.
• Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund të
ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të
shtëpisë.
• Pajisja nuk mund të lidhet për shkak të
problemeve me transmetimin e sinjalit me valë
(në wireless). Shkëputni prizën e pajisjes dhe
pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.
• Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i
aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një
përjashtim për këtë rast.
• Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një
kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht.
(Mos përdorni karaktere speciale)
• Ndërfaqja e përdoruesit të Telefonit Inteligjent
(UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit
operativ të celularit (OS) dhe prodhuesit.
• Nëse protokolli i sigurisë së ruterit është
vendosur në WEP, mund të mos arrini të
konfiguroni rrjetin. Ndryshojeni në protokolle të
tjera sigurie (rekomandohet WPA2) dhe lidhni
sërish produktin.
FUNKSIONET INTELIGJENTE
Zbulimi i dritareve të hapura
(në disa modele/LG ThinQ)
Kur ka dritare të hapura apo kur brenda futet ajër
nga jashtë, mund të zbulohet ndryshimi i
temperaturës dhe modaliteti i Kontrollit të
Energjisë aktivizohet.
Për të përdorur funksionin Zbulimi i dritareve të
hapura ose për të përcaktuar Kohën e fikjes së
kontrollit të energjisë, lidhni pajisjen me
aplikacionin LG ThinQ .
• Në ekran shfaqet ikona
një dritare.
SHËNIM
• Funksioni Zbulimi i dritareve të hapura mund
të përdoret me modalitetet Ftohje dhe Ngrohje
.
• Funksioni Zbulimi i dritareve të hapura
çaktivizohet në rastet e mëposhtme.
- Nëse pajisja dallon që dritaret janë të mbyllura
- Nëse Koha e fikjes së kontrollit të energjisë
ka kaluar
- Nëse ndryshohet modaliteti i funksionimit
• Funksioni Zbulimi i dritareve të hapura nuk
punon në rastet e mëposhtme.
- Nëse aktivizohen funksionet Ftohje dhe
Ngrohje menjëherë pas ndezjes së pajisjes
- Nëse diferenca midis temperaturës së
brendshme dhe të jashtme nuk është e
madhe
- Nëse nuk ka ventilim të mjaftueshëm përmes
dritareve
• Kur lidhet me njësitë e shumta të jashtme, ky
funksion mund të mos mbështetet.
43
8O
6O
4O
,
ose
nëse hapet