9. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
9.1 Informacion i përgjithshëm
• Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
• Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
• Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e
funksionimit të pianurës.
• Përdorni një pastrues të veçantë të
përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
• Përdorni gjithmonë një kruajtëse të
rekomanduar për pllakat e gatimit me
sipërfaqe xhami. Përdorni kruesen vetëm
si një mjet shtesë për pastrimin e xhamit
pas procedurës standarde të pastrimit.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni thika apo mjete të tjera
të mprehta metalike për të pastruar
sipërfaqen e xhamit.
Printimi në zonën fleksibël të gatimit me
induksion mund të bëhet i ndotur ose të
ndryshojë ngjyrën e tij si pasojë e lëvizjes
së enëve të gatimit. Mund ta pastroni
zonën në mënyrën e përshkruar.
Pajisjet e tjera të komanduara në
distancë mund të bllokojnë sinjalin. Mos
përdorni pajisje të tilla pranë aspiratorit
ndërkohë që Hob²Hood është i ndezur.
Aspiratorët me funksionin Hob²Hood
Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve të
sobës që funksionojnë me këtë funksion,
referojuni faqes tonë të internetit për klientët.
Aspiratorët Electrolux që punojnë me këtë
funksion duhet të kenë simbolin
9.2 Pastrimi të pllakës së gatimit
• Hiq menjëherë: plastikë të shkrirë,
celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer,
ndryshe pllaka e gatimit mund të dëmtohet
nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni
djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të
pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një
kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
• Hiqeni kur pianura të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e ujit, të yndyrës,
çngjyrosjet metalike. Pastrojeni pianurën
me një leckë të njomë dhe me detergjent
jo-gërryes. Pas pastrimit, fshijeni pianurën
të thahet me një leckë të butë.
• Hiqni çngjyrosjet e ndritshme metalike:
përdorni një solucion me ujë dhe uthull
dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një
leckë.
.
SHQIP
21