Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë
procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Montimi (shih faqen 5)
Kujdes! Armatura duhet montuar, shpërlarë dhe
kontrolluar në bazë të normave të vlefshme.
Justimi
Korrigjimet janë të nevojshme, nëse temperatura e matur në
pikën e rrjedhjes së ujit nuk është e njëjtë me temperaturën e
përcaktuar në termostat. Gjatë kësaj duhet pasur parasysh:
Rrotulloni dorezën e shkallëzimeve deri sa në pikën e
rrjedhjes të rrjedhë ujë me temperaturë 38 C. Lironi
vidhën e dorezës, tërhiqeni dorezën dhe çojeni në
pozicionin 38 C. Vendoseni përsëri dorezën në vend
dhe shtrëngoni vidën (shih faqen 67).
Kufizimi i temperaturës
Zona e temperaturës kufizohet me anë të bllokadës së
sigurisë në 38 C (ruajta nga përvëlimi).
Nëse dëshironi të keni një temperaturë më të lartë,
atëherë mund të kalohet kufiri i caktuar prej 38 C duke
shtypur butonin e sigurisë.
Funksionet e sigurisë
Falë Safety Function mund të përcaktohet temperatura
maksimale e dëshiruar, p.sh. 42 C.(shih faqen 66)
4
Shqip
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
Kapaciteti i rrjedhjes në 0,3 MPa
Mirëmbajtja
Termostatet nuk kanë nevojë për mirëmbajtje të posaçme.
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen
kontrolluar rregullisht në bazë të normave DIN EN 1717
konform normave nacionale dhe regjionale (së paku një
herë në vit).Kontrolloni me këtë rast edhe mbledhësit e
papastërtive të cilët ndodhen në njësinë rregulluese MTC
(4.1). Pas montimit të njësisë rregulluese MTC kontrolloni
patjetër temperaturën në dalje, siç e kemi përshkruar në
pikën "justimi". Para kësaj kontrolloni patjetër se a është
i ndezur furnizimi me ujë të ngrohtë dhe a është caktuar
temperatura maksimale në pikën nga del uji i ngrohtë.
Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese,
termostati do të duhej çuar herë pas here nga shumë i
ngrohtë në shumë të ftohtë.
Pjesët e servisit (shih faqen 3)
max. 1 MPa
0,1 - 0,5 MPa
1,6 MPa
max. 80° C
65° C
ca. 26 l/min