Télécharger Imprimer la page

Skil F0150730 Notice Originale page 98

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 9
SIGURIA ElEkTRIkE
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me
ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
• Përdorni vetëm një kordon zgjatues të krijuar për
përdorim në ambiente të jashtme me spinë kundër ujit
dhe prizë bashkuese
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të
diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30 mA
• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët
e mprehta
• Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga fijet prerëse
rrotulluese
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
PARA PËRDORIMIT
• Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe pas çdo goditje; në rast defekti, riparojeni nga një
person i kualifikuar (mos e hapni kurrë vetë pajisjen)
• Para përdorimit kontrollojeni plotësisht zonën e prerjes
dhe hiqni çdo objekt që mund të godasë vegla gjatë
prerjes (si gurë, copa druri, etj.)
GJATË PËRDORIMIT
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse të dëmtuar
të prerjes ose pa mbrojtësen e montuar
• Fijet prerëse vazhdojnë të rrotullohen për pak kohë
pasi fiket vegla
• Mos prisni barin nëse nuk është në tokë (p.sh. mbi mure
ose gurë)
• Mos kapërceni rrugët ose rrugicat me zhavorr kur vegla
është ende në punë
• Mos u hutoni dhe përqendrohuni gjithmonë në atë që po
bëni
• Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
• Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
PAS PËRDORIMIT
• Fikeni gjithmonë veglën dhe shkëputeni spinën nga
burimi i energjisë para se të bëni rregullime, të
ndryshoni rrotullën, ta pastroni ose ta lini veglën të
pamonitoruar për një periudhë të caktuar
• Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Paralajmërim! Lexoni manualin e udhëzimeve
4 Mos e ekspozoni veglën në shi
5 Mbani syze mbrojtëse
6 Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga
copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në
një distancë të sigurt nga zona e punës)
7 Hiqni menjëherë spinën nëse kordoni (zgjatues)
dëmtohet ose pritet gjatë punës
8 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
PËRDORIMI
• Mbrojtësja e prerjes 0
- montoni mbrojtësen e prerjes A si në ilustrim me vidën
e përfshirë me kokë të rrumbullakët
! mos e përdorni kurrë veglën pa mbrojtësen e
prerjes A
• Montimi/rregullimi i dorezës drejtuese !
- montoni dorezën e drejtimit B si në ilustrim me 4 vidat
e përfshira
! shtrëngoni mirë të gjitha 4 vidat
• Bllokuesi i kordonit @
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues C si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
• Rregullimi i lartësisë #
Për rregullimin e lartësisë së veglës në mënyrë që krahu
përpara të jetë drejt gjatë prerjes
- lironi manshetën bllokuese D 2 duke e rrotulluar në
drejtimin orar
- zgjatni tubin E 2 në lartësinë e dëshiruar
- shtrëngoni manshetën bllokuese D 2 duke e rrotulluar
në drejtimin anti-orar
• Ndezje/Fikje $
- ndizeni veglën duke shtypur çelësin e aktivizimit F
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit F
! pas fikjes së veglës, fijet prerëse vazhdojnë të
rrotullohen për disa sekonda
- lërini fijet prerëse të ndalojnë së rrotulluari para se ta
ndizni përsëri
! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
• Prerja
! sigurohuni që kapaku i kuq G 2 të jetë i hequr
nga thika e prerjes së fijeve para përdorimit të
pajisjes
! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra
të hedhura dhe objekte të tjera të huaja
! filloni të prisni vetëm kur vegla të punojë me
shpejtësi të plotë
- filloni të prisni pranë prizës së rrjetit elektrik dhe
largohuni gjatë punës
- priteni barin e gjatë në shtresa (filloni nga maja)
- prisni vetëm me majën e fijes prerëse
- mos prisni bar të lagësht ose të njomë
- parandaloni bllokimin e rrotullës nga bari i prerë (mos
bëni prerje të rënda)
- mos e mbingarkoni veglën
- prisni me kujdes rreth pemëve dhe shkurreve, në
mënyrë që të mos bien në kontakt me fijet prerëse
98

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

0730