Télécharger Imprimer la page

SKIL MASTERS 8007 MA Notice Originale page 145

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
• Shkrirja e tubave të ngrirë të ujit &
- përdorni gypin e reflektorit J
- nxehni zonën e ngrirë në mënyrë të njëtrajtshme
! tubat e ujit është e vështirë të dallohen nga tubat
e gazit; nxehja e tubave të gazit është shumë e
rrezikshme - rrezik shpërthimi
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ shkrirja e tubave të ujit me PVC (pozicioni II, maks.
60°C)
★ shkrirja e bravave të ngrira të makinës (pozicioni II,
maks. 60°C) (përdorni gypin e zvogëlimit K)
★ shkrirja e frigoriferëve ngrirës (mos dëmtoni paretin
plastik)
★ shkrirja e shkallëve dhe rrugicave me akull
• Dhënia e formës për tubat plastikë
- përdorni gypin e reflektorit J
- mbusheni tubin me rërë dhe izolojeni në të dyja anët,
për të shmangur përdredhjen e tubit
- nxeheni tubin në mënyrë të njëtrajtshme duke e lëvizur
nga njëra anë në tjetrën
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me
shkrirje në pikë të ulët (polietilen, PVC, etj.)
★ dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me
shkrirje në pikë të lartë (xham akrilik, pleksiglas, etj.)
★ dhënia e formës dhe përkulja e pllakave të tapetit me
fibra sintetike
★ dhënia e formës dhe përkulja e drurit (ndërtimi i
modeleve)
• Ngjitja e plastikës
- vija e ngjitjes duhet të jetë e pastër dhe pa vajra
- mbajeni shufrën e shkrirjes në vijën e ngjitjes dhe
ushtroni nxehtësi deri sa shufra e shkrirjes të bëhet
ngjitëse
- hiqeni nxehtësinë kur vija e ngjitjes të mbushet
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ riparimi i dërrasave të sërfit, skive dhe artikujve të tjerë
sintetikë sportivë (përdorni gypin e rrafshët H)
★ ngjitja e materialeve PVC
★ zbutja e flluskave pas ngjitjes së fashove PVC
★ lidhja e tubave në kopsht (përdorni gypin e reflektorit J)
• Tharja
! thani vetëm me një përcaktim të ulët ose mesatar
të temperaturës (pozicioni 1 ose 2) dhe me një
distancë më të madhe midis pajisjes dhe
materialit
- tharja e bojës, llakut, gipsit, llaçit dhe suvasë
- tharja e drurit të njomë para përdorimit
- tharja e shpejtë e materialeve të trasha mbushëse dhe
ngjitëse
- tharja e lidhjeve në ndërtim para spërkatjes për izolim
ose me izolues
- tharja e lidhjeve dhe krisjeve në varka
• Pastrimi/desinfektimi
- deinfektimi i kafazëve të lepujve, pëllumbave, etj.
(hiqni fillimisht kafshët)
- luftimi i kolonive të mizave
- luftimi i krimbave të drurit dhe brumbujve (mbajeni
pajisjen në një distancë të përshtatshme nga drurui)
- eliminimi i barërave
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjesF 2)
• Mos përdorni kurrë lëngje të djegshme për pastrimin e
pistoletës me ajër të nxehtë në përgjithësi dhe daljes/
gypit të ajrit në veçanti.
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës
të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skilmasters.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli * do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt është në përputhje me standardet dhe
dokumentet e standardizuara si më poshtë: EN 60335,
EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e
direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/PJE),
4825 BD Breda, NL
24.04.2012
144
12

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

8007F0158007