Télécharger Imprimer la page

SKIL MASTERS 8007 MA Notice Originale page 144

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 8
- mbajeni pajisjen me një dorë
- mbajini të çarat e ajrimit F 2 të pambuluara
• Aksesorët standardë 2
- gypi i mbrojtjes së xhamit G (për shmangien e rrymës
së ajrit)
- gypi i rrafshët H (për zgjerimin e rrymës së ajrit)
- gypi i reflektorit J (për reflektimin e rrymës së ajrit)
- gypi i zvogëlimit K (për përqendrimin e rrymës së ajrit)
SHËNIME:
- të gjitha shembujt e përdorimit (përveç heqjes së
bojës mbi xham) mund të kryhen pa aksesorë;
sidoqoftë përdorimi i aksesorit të përshtatshëm e
thjeshton punën dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e
rezultateve
- kjo pajisje mund të përdoret e kombinuar me
aksesorët BOSCH dhe aksesorët e tjerë normalisht të
disponueshëm për pistoletat më ajër të nxehtë
• Montimi/heqja e aksesorëve
- thjesht përshtatni aksesorin në daljen e ajrit L 2
- hiqeni një aksesor duke e tërhequr përpara pasi të jetë
ftohur
! montoni një aksesor vetëm kur dalja e ajrit të jetë
e ftohtë, kur çelësi është në pozicionin "0" dhe
kur spina është e shkëputur
- përdorni unazën e lëshimit të gypit E për heqjen e
lehtë të gypëve të nxehtë 9
• Unaza varëse M 0
- për magazinimin e lehtë të pajisjes
! lëreni pajisjen që të ftohet për të paktën 30
minuta para se ta magazinoni
• Kontrolli i vazhdueshëm i nxehtësisë (mbrojtja nga
mbingarkesa)
Mbron elementin e nxehjes nga dëmtimi kur pajisja është
e mbingarkuar pa u detyruar ta ndaloni dhe/ose ta lini të
ftohet për pak kohë
- kur temperatura ngrihet shumë, elementi i nxehjes
fiket vetë, kurse motori vazhdon të punojë dhe krijon
ajër të ftohtë
- kur temperatura të ketë rënë ndjeshëm (zgjat vetëm
disa sekonda), elementi i nxehjes do të ndizet
automatikisht
! kur pajisja fiket pas punës në një përcaktim të
lartë të temperaturës, dhe ndizet përsëri pas një
pushimi të shkurtër, mund të zgjasë pak para se
elementi i nxehjes të arrijë në temperaturën e
dëshiruar
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Heqja e bojës/llakut !
- përdorni një spatull të pastër, të mprehtë
- gërryejeni fort, kur boja të zbutet
- eksperimentoni për të përcaktuar gjatësinë e kohës që
duhet për të ushtruar nxehtësinë për rezultate optimale
- gërryeni menjëherë bojë e zbutur ose ajo do të
forcohet përsëri
- mbani një kënd 30° deri në 40° midis pajisjes dhe
materialit
- hiqni bojën dhe copërat menjëherë nga spatulla për të
parandaluar ndezjen e tyre
- gërryeni me sipërfaqen e drurit, kur është e mundur
- mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës
sipërfaqe për një kohë të gjatë
- hidhni mbetjet e bojës në mënyrë të sigurt
- pastroni plotësisht zonën e punës pasi të përfundoni
punën
! kini kujdes kur të hiqni shtresat e bojës në
ndërtesa të vjetra; në të kaluarën ndërtesa mund
të jetë lyer me bojë që përmban plumb, që është
shumë helmuese
! ekspozimi edhe ndaj niveleve të ulta të plumbit
mund të shkaktojë dëmtime të rënda nervore dhe
të trurit; fëmijët e vegjël dhe të palindur janë
veçanërisht të rrezikuar
! boja me bazë plumbi të hiqet nga një specialist
pa përdorur pistoletën me ajër të nxehtë
SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:
★ heqja e shtresës së murit (sintetike)
• Heqja e bojës/llakut mbi xham @
- gjithmonë përdorni gypin e mbrojtjes së xhamit G kur
punoni mbi xham
- hiqeni bojën me një spatull manuale
! mos përdorni pajisjen për heqjen e bojës në
dritare me kornizë metalike; metali është
përcjellës i nxehtësisë dhe mund të shkaktojë
thyerjen e xhamit
• Heqja e ngjitëseve (përdorni gypin e rrafshët H) #
- shumë ngjitëse bëhen më të buta kur nxehen, duke
lejuar ndarjen e lidhjeve ngjitëse dhe heqjen e
ngjitësve të panevojshme
! nxehini ngjitëset në anën e sipërme
! gjithmonë kini kujdes që të mos e nxehni shumë
sipërfaqen poshtë
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ heqja e linoleumit dhe tapetit me vinil
★ heqja e pllakave të tapetit me fibra sintetike
★ heqja e rimesos/vendosja e shiritave të rimesos
★ zbutja/shkrirja e ziftit, kallajit, bitumit, dyllit (përdorni
gypin e rrafshët H)
★ dyllosja (mobilie) (përdorni gypin e rrafshët H) $
★ heqja e ngjitësit
★ lirimi i vidave, dadove dhe bulonëve metalikë të
ndryshkur/të shtrënguar fort
★ heqja e parafinës së qirinjve (mos e nxehni shumë
sipërfaqen poshtë)
★ riparimi i qirinjve të thyer/rikthimi i qirinjve të përkulur
në formën origjinale
• Përshtatja me tkurrje %
- përdorni gypin e reflektorit J ose gypin e zvogëlimit K
- zgjidhni një tub me përshtatje me tkurrje me diametër
të përshtatshëm me atë të materialit
- nxehni tubin në mënyrë të njëtrajtshme
SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:
★ mbështjellja me tkurrje
• Ngjitja e tubave të ujit ^
Kjo pajisja është më e përshtatshme për punën me
bashkues të butë (pika e shkrirjes nën 400°)
- përdorni gypin e reflektorit J
- pastroni plotësisht të dyja pjesët bashkuese para
ngjitjes
- nxehni paraprakisht të dyja pjesët dhe përdorni tel për
saldim (mos përdorni tel saldimi me bazë plumbi)
143

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

8007F0158007