Télécharger Imprimer la page

Beko RDNE650E40DZXBRN Manuel D'utilisateur page 272

Publicité

Përdorimi i produktit
gjatë, kontrolloni parametrat e lidhjes dhe referojuni
pjesës "Zgjidhja e problemeve" që gjendet në manualin
e përdorimit.
Për lidhjen pa tel duhet përdorur aplikacioni HomeWhiz.
Hapat e instalimit përshkruhen në aplikacion gjatë
instalimit.
Mund të futeni në aplikacion duke lexuar kodin QR që
ndodhet te etiketa HomeWhiz në produkt. Aplikacioni
ofrohet nëpërmjet App Store për pajisjet IOS dhe
nëpërmjet Play Store për pajisjet Android.
Vizitoni https://www.homewhiz.com/ për informacione
të detajuara.
10. Butoni për rivendosjen e parametrave të
lidhjes pa tel
Për të rivendosur parametrat e lidhjes pa tel, shtypni
njëkohësisht butonat Ngrirja e shpejtë (
pa tel (
) për 3 sekonda. Të gjitha informacionet e
përdoruesit të regjistruara më parë hiqen në një produkt
ku parametrat e lidhjes pa tel rivendosen/rikthehen në
parazgjedhjet e fabrikës.
6.3 Koshi i perimeve me kontrollin
e lagështisë (EverFresh+)
(Opsionale)
Falë koshit të perimeve me kontrollin e lagështisë,
frutat dhe perimet mund të ruhen për një kohë
më të gjatë në një ambient me kushte ideale të
lagështisë. Me sistemin e rregullimit të lagështisë
me 3 opsione përpara koshit të perimeve,
mund ta kontrolloni nivelin e lagështisë brenda
koshit në varësi të ushqimeve që ruani në të. Ju
rekomandojmë ta ruani ushqimin duke zgjedhur
opsionin e perimeve kur ruani vetëm perimet,
opsionin e frutave kur ruani vetëm frutat dhe
opsionin e përzier kur ruani ushqime të përziera.
Ju rekomandojmë që perimet dhe frutat të mos
ruhen në qese për të përmirësuar periudhën e
ruajtjes së ushqimeve dhe për të përfituar më
shumë nga sistemi i kontrollit të lagështisë. Nëse
i lini në qese plastike, kjo bën që perimet të
kalben për një kohë të shkurtër. Ju rekomandojmë
që kastravecët dhe brokoli, në veçanti, të mos
ruhen në qese të mbyllura. Në rastet kur nuk
preferoni kontaktin me perimet e tjera, përdorni
materiale paketimi, si letër, e cila ka njëfarë niveli
depërtueshmërie për sa i përket higjienës.
Kur vendosni perimet, vendosni perimet e forta
dhe të rënda në fund dhe perimet e buta dhe të
lehta sipër, duke pasur parasysh peshat specifike
të perimeve.
Mos i vendosni frutat që prodhojnë shumë gaz
etilen, si dardhat, kajsitë, pjeshkat dhe sidomos
mollët, në të njëjtin kosh me perimet dhe frutat
e tjera. Gazi i etilenit që del nga këto fruta mund
të bëjë që perimet dhe frutat e tjera të piqen
më shpejt dhe të kalben në një periudhë më të
shkurtër.
6.4 Drita blu/HarvestFresh
(Opsionale)
) dhe lidhja
Për Dritën blu,
Perimet dhe frutat e ruajtura në koshat e ndriçuara
me dritë blu vazhdojnë të kryejnë fotosintezën dhe
ruajnë nivelet e tyre të vitaminës C falë efektit të
gjatësisë së valës së dritës blu.
Për HarvestFresh,
Perimet dhe frutat e ruajtura në koshat e ndriçuara
me teknologjinë HarvestFresh i ruajnë nivelet e tyre
të vitaminave (vitaminat A dhe C) për një periudhë
më të gjatë falë cikleve të dritave blu, jeshile, të
kuqe dhe të errësirës që simulojnë ciklin e ditës.
Kur dera e frigoriferit hapet gjatë periudhës së
errësirës të teknologjisë HarvestFresh, frigoriferi
do ta ndiejë këtë automatikisht dhe do ta ndriçojë
koshin përkatësisht me një nga dritat blu, jeshile
ose të kuqe për lehtësinë tuaj. Periudha e errësirës
duhet të vazhdojë kur mbyllni derën e frigoriferit që
të përfaqësojë periudhën e natës të ciklit ditor.
16 / 30 SQ
Frigorifer / Manuali i përdorimit

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Rdne650e40zxbrn