Télécharger Imprimer la page

Skil 3572 Notice Originale page 175

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 17
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së
temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR SHARRAT RRETHORE
ME BATERI
1) PROCEDURAT E PRERJES
a)
RREZIK: Mbajini duart larg nga zona e prerjes dhe
lama. Mbajeni dorën e dytë te doreza ndihmëse, ose
te trupi i motorit. Nëse sharra mbahet me të dyja duart,
nuk është e mundur që të priten prej saj.
b) Mos u zgjasni poshtë materialit të punës. Mbrojtësja
nuk mund t'ju mbrojë nga lama poshtë materialit të
punës.
c) Rregulloni thellësinë e prerjes sipas trashësisë së
materialit të punës. Poshtë materialit të punës duhet të
duket më pak se një dhëmb i plotë i lamës.
d) Asnjëherë mos e mbani materialin që po pritet
me duar ose me këmbë. Sigurojeni materialin e
punës në një platformë të qëndrueshme. Është e
rëndësishme që ta mbështesni materialin si duhet për
të minimizuar ekspozimin e trupit, bllokimin e lamës ose
humbjen e kontrollit.
e) Mbjeni mjetin vetëm duke kapur sipërfaqet e
izoluara kur bëni një punë dhe akseori mund të
bjerë në kontakt me telat e fshehur (kontakti me një
tel me korrent do të bëjë gjithashtu që pjesët metalike të
ekspozuara të mjetit të kenë korrent dhe t'i shkaktojnë
operatorit goditje elektrike)
f) Kur grisni, përdorni gjithnjë një drejtues paralel
ose një drejtues të drejtë anësor. Kjo gjë përmirëson
saktësinë e prerjes dhe zvogëlon mundësinë e bllokimit
të lamës.
g) Përdorni gjithnjë disqe prerëse me maëdhësinë dhe
formën e duhur (diamanti ose të rrumbullakëta) të
vrimave. Disqet që nuk përputhen me pjesën e montimit
të sharrës do të lëvizin keq, dhe mund të shkaktojnë
humbje të kontrollit.
h) Mos përdorni kurrë rondele ose bulona të dëmtuar
ose të pasaktë të lamës. Rondelet dhe buloni i
lamës janë projektuar posaçërisht për sharrën tuaj, për
rendiment optimal dhe siguri në përdorim.
2) SHKAQET E GODITJES MBRAPSHT DHE
PARALAJMËRIMET PËRKATËSE
Goditja mbrapsht është një reagim i papritur nga një disk
sharre i kafshuar, i bllokuar ose i pozicionuar keq, duke
bërë që sharra të humbasë kontrollin dhe të ngrihet lart
nga materiali drejt operatorit
Kur disku kafshohet ose bllokohet fort nga mbyllja e
copës së prerë, disku bllokohet dhe reagimi i motorit e
lëviz gjithë pajisjen drejt operatorit
Nëse disku përdridhet ose pozicionohet keq te vendi i
prerjes, dhëmbët në anën e pasme të diskut mund të
ngulen në sipërfaqen e sipërme të drurit duke bërë që
disku të hipë sipër copës së prerë dhe të kërcejë drejt
operatorit
Goditja e kthimit është pasojë e përdorimit të gabuar të
mjetit dhe/ose procedurave apo kushteve të gabuara të
përdorimit, dhe mund të shmanget duke marrë masat
paraprake të përshtatshme, siç tregohet më poshtë.
a) Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
pozicionojini krahët në mënyrë të tillë që t'u
rezistoni forcave të goditjes mbrapsht. Poziciononi
trupin tuaj në njërën anë të lamës, por jo në një vijë
me lamën. Goditja e kthimit mund të bëjë që sharra të
kërcejë prapa por forcat e goditjes së kthimit mund të
kontrollohen nga operatori nëse merren masat paraprake
të duhura.
b) Kur lama është e bllokuar ose kur ndërprisni prerjen
për një arsye, lëshoni çelësin dhe mbajeni sharrën
pa lëvizur brenda materialit deri sa lama të ndalojë
plotësisht. Asnjëherë mos u përpiqni ta hiqni
sharrën nga puna ose ta tërhiqni sharrën mbrapsht
ndërkohë që disku është në lëvizje, përndryshe
mund të kërcejë. Kontrolloni dhe kryeni veprime
korrigjuese për të eliminuar shkakun e bllokimit të lamës.
Shmangni prerjen e gozhdëve ose vidave.
c) Kur e ndizni përsëri sharrën te materiali, vendoseni
sharrën në qendër te pjesa e prerë dhe kontrolloni
që dhëmbët e sharrës nuk janë në kontakt me
materialin. Nëse disku i sharrës bllokohet, mund të
ngjitet lart ose të kërcejë nga materiali ndërsa sharra
ndizet përsëri.
d) Mbështetini panelet e mëdha për të pakësuar
rrezikun që disku të kafshohet dhe të kërcejë.
Panelet e mëdha kanë tendencën të epen nën peshën
e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë panelit
në të dy krahët në afërsi të vijës së prerjes pranë anës
së panelit.
e) Mos përdorni lama jo të mprehta ose të dëmtuara.
Lamat jo të mprehta ose të vendosura jo mirë krijojnë
një gjerësi të ngushtë të prerjes dhe shkaktojnë fërkim të
tepërt, bllokim të lamës dhe goditje të kthimit.
f) Levat për rregullimin e thellësisë së diskut dhe
të këndit duhet të jenë të shtrënguara fort dhe të
siguruara para se të bëhet prerja. Nëse rregullimi i
lamës lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim
ose goditje të kthimit.
g) Kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese
ose zona të tjera të panjohura. Lama e futur mund të
presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.
1) FUNKSIONI I MBROJTËSES SË POSHTME
a) Kontrolloni mbrojtësen e poshtme nëse mbyllet
mirë para çdo përdorimi. Mos e vini sharrën në punë
nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz lirshëm dhe
nuk mbyllet në çast. Mos e shtrëngoni apo lidhni
asnjëherë mbrojtësen e poshtme në pozicionin e
hapur. Nëse sharra rrëzohet padashur, mbrojtësja e
poshtme mund të përthyhet. Shkëputeni spinën, ngrijeni
mbrojtësen e poshtme me dorezën tërheqëse dhe
sigurohuni që lëviz lirshëm dhe nuk prek diskun ose
ndonjë pjesë të tij, në të gjitha këndet dhe thellësitë e
prerjes.
b) Kontrolloni funksionimin e sustës së mbrojtëses
175

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

3572 fa3572 eaSw1e3572eaSw1e3572fa