• Funksionimi i veglës
! mbani doreza mbrojtëse dhe përdorni syze
sigurie
- montoni aksesorin e dëshiruar
- ndizni veglën
- çojeni pajisjen te materiali/vendi që do të gërryeni
- filloni me një kënd të rrafshët dhe me trysni të ulët
- punoni larg trupit
- kini parasysh se lëvizja e rrahjes së pajisjes ndodh
vetëm kur ushtrohet trysni mbi materialin që do të hiqni
- kini parasysh se një trysni e lartë mund të shkaktojë
dëmtimin e materialit përkatës
! mos e mbingarkoni veglën
! lëreni pajisjen dhe aksesorin që të ftohet mes
hapave individuale të punës
• Mprehja e aksesorëve
- me aksesorët e mprehtë mund të arrini një rendiment
të lartë në punë dhe një jetëgjatësi të madhe të
shërbimit
- mprehni aksesorët e çelikut para se të topiten
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni aksesorin G për punë në materiale të forta 8
! materialet e buta (si druri dhe alumini) mund të
dëmtohen shumë lehtë me thikat ekstra të
mprehta
Përdorimet e mundshme janë:
- heqja e mbetjeve të ngjitëseve, shkumës, allçisë, llaçit
si dhe të materialeve për ngjitje
- zbutja e pabarazisë
- heqja e mbulesave të dyshemesë
! mbajeni veglën mirë me të dyja duart dhe mbani
një qëndrim të sigurt
• Përdorni aksesorin H për punë në materiale të buta 9
Përdorimet e mundshme janë:
- heqja e mbetjeve të bojës, silikonit dhe allçisë, si dhe
stukos nga panelet e xhamit dhe ato plastike
- zbutja dhe heqja e ngjitëseve dhe mbetjeve izoluese
nga shtresat e drurit
• Përdorni aksesorin J për gdhendje 0
- gdhendja është e mundur vetëm në dru me fibra të
shkurtra (si bli dhe plep)
! mbajeni veglën mirë me të dyja duart dhe mbani
një qëndrim të sigurt
• Përdorni aksesorin K për heqjen e izolimit nga krahët e
bashkuar të dritareve ose mbetjet nga kornizat e derës !
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes F 2)
- pastroni veglën me një copë të thatë dhe të butë (mos
përdorni produkte pastrimi ose tretës)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Mbajeni pajisjen si dhe aksesorët të pastra nga ngjitëset
ose çdo material tjetër i mbetur
• Ruajeni gjithmonë pajisjen në ambiente të brendshme në
kutinë e vet mbrojtëse
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 5 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 62841, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 81 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 92 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi 12,7 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K
= 1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
95