Samsung NK36M5070FS/UR Instructions Pour L'installation Et Mode D'emploi page 63

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 22
Funksionimi
T1. ON/OFF (Ndezja/Fikja) Motori i thithjes:
Me oxhakun e ndezur me çfarëdo shpejtësi, kur shtypet butoni T1 oxhaku fiket.
Kur oxhaku është i fukur (OFF) me të shtypur butonin T1 oxhaku ndizet në
Shpejtësinë 1.
T2. Ulja e shpejtësisë
Duke shtypur butonin "T2" arrihet ulja e shpejtësisë, nga shpejtësia 4 (intensive)
në shpejtësinë 1.
Duke shtypur butonin "T2" gjatë funksionimit të shpejtësisë 1, oxhaku shkon deri
në Fikje.
T3. Rritja e shpejtësisë
Duke shtypur butonin T3 oxhaku kalon nga gjendja Fikje në shpejtësinë 1.
Duke shtypur butonin (oxhaku në gjendje Ndezje) rritet shpejtësia e motorit nga
shpejtësia 1 në shpejtësinë intensive (sipas një kohe të programuar).
Shpejtësia 1 llamba L1
Shpejtësia 2 llamba L2
Shpejtësia 3 llamba L3
Shpejtësia intensive (me kohë të programuar) llamba L4 pulsuese.
Shënim: Shpejtësia 4 (intensive me kohë të programuar) vazhdon të qëndrojë për
5 minuta, pas të cilave oxhaku kalon në mënyrë automatike në shpejtësinë 2.
T4. Shpejtësia me kohë të programuar
Programimi i kohës së shpejtësisë arrihet duke shtypur butonin T4, me mbarimin e
kohës së programuar oxhaku fiket.
Programi i kohës ndahet në:
Shpejtësia 1 - 20 minuta (llamba L1)
Shpejtësia 2 - 15 minuta (llamba L2
Shpejtësia 3 - 10 minuta (llamba L3)
Shpejtësia Intensive - 5 minuta (llamba L4)
Gjatë funksionimit me kohë të paracaktuar kur shtypet butoni T2 oxhaku del nga
mënyra e programuar e kohës dhe ul shpejtësinë.
Kur shtypet butoni T3 oxhaku del nga mënyra e programuar e kohës dhe rrit
shpejtësinë.
Kur shtypet butoni T4 oxhaku del nga mënyra e programuar e kohës duke ruajtur
shpejtësinë e vendosur.
T5. ON/OFF (Ndezja/Fikja) Ndriçimi
Butoni i kontrollit dhe i konfigurimit dhe sinjalizimit të bllokimit të filtrave:
Sinjalizimi i filtrit të yndyrës
Pas 40 orësh funksionim llamba L1 pulson.
Kur shfaqet ky sinjal duhen të ndërrohen filtri i yndyrës.
Për të rivendosur sinjalizimin duhet të shtypet butoni T5 për 5". (oxhaku në gjendje
ON/Ndezje).
Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L1 nuk do të pulsojë më.
Sinjalizimi i filtrave të karbonit
Pas 160 orësh funksionim llamba L2 pulson.
Kur shfaqet ky sinjal duhet të ndërrohen filtrat e karbonit.
Për të rivendosur sinjalizimin duhet të shtypet butoni T5 për 5". (oxhaku në gjendje
ON/Ndezje).
Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L2 nuk do të pulsojë më.
Në rast sinjalizimi të njëkohësishëm të të dy filtrave, llambat L1 dhe L2 pulsojnë në
mënyrë të njëpasnjëshme.
Rivendosja bëhet duke kryer 2 herë procedurën e sipërpërshkruar.
Herën e parë rivendoset sinjalizimi i filtrit të karbonit, herën e dytë rivendoset sinjalizimi
i filtrit të yndyrërave.
Në mënyrën standarte sinjalizimi i filtrit të karbonit nuk është i aktivizuar.
Në rastin kur përdoret oxhaku në variantin filtrues është e nevojshme të vihet në veprim
sinjalizimi i filtrit të karbonit.
Aktivizimi i sinjalizimit të filtrit të karbonit:
Vendoset oxhaku në OFF/Fikje dhe mbahet i shtypur butoni T5 për 5".
Sapo shtypet butoni ndizen llambat që kanë lidhje me sinjalizimin e filtrave që janë
aktive.
Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L2 pulson për 2".
Llambat L1 e L2 do të mbeten të ndezura për 2" përpara se oxhaku të kthehet në
gjendjen OFF.
Dizaktivizimi i sinjalizimit të filtrit të karbonit:
Vendoset oxhaku në OFF/Fikje dhe mbahet i shtypur butoni T5 për 5".
Sapo shtypet butoni ndizen llambat që kanë lidhje me sinjalizimin e filtrave që janë
aktive.
Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L2 do të fiket.
Llamba L1 do të mbetet e ndezur për 2" përpara se oxhaku të kthehet në gjendjen OFF.
63

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Nk36m5070cs/urNk24m5070fs/urNk24m5070cs/ur

Table des Matières