c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/
ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni
rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të
ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të
sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së
punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund
të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës.
Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e
punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të
mprehta kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë
më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR SHARRAT SEGE
ALTERNATIVE
TË PËRGJITHSHME
• Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë
të veglës
• Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet
ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
SIGURIA PERSONALE
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat
për materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për
dëgjimin
• Mos u zgjasni poshtë materialit të punës (afërsia e
lamës me dorën tuaj është e fshehur nga këndvështrimi
juaj)
• Mbajini duart larg nga pjesa mes kasës së pajisjes
dhe kapëses së lamës A ② (kapësja e lamës mund të
kapë gishtat)
• Mbajini duart larg nga zona e prerjes dhe lama;
mbajeni dorën tjetër në kapësen e grykës B ②
(nëse të dyja duart mbajnë sharrën, ato nuk mund të
priten nga lama)
• Mos e mbani kurrë copën që po prisni në duar ose
mes këmbëve (është e rëndësishme që ta mbështesni
mirë materialin për të minimizuar ekspozimin e trupit,
ngecjen e lamës ose humbjen e kontrollit)
• Përdorni kllapa ose pajisje të tjera për të siguruar
dhe mbështetur materialin e punës (mbajtja e
materialit të punës në dorë ose mbështetur në trup
mund të shkaktojë humbje të kontrollit)
• Përdorni doreza mbrojtëse kur hiqni lamën nga
pajisja (lama e sharrës mund të jetë e nxehtë pas një
përdorimi të gjatë)
SIGURIA ELEKTRIKE
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë
si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me
ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
• Përdorni vetëm një kordon zgjatues të krijuar për
përdorim në ambiente të jashtme me spinë kundër ujit
dhe prizë bashkuese
• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse
të diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi
30 mA
• Mbajeni pajisjen nga sipërfaqet e izoluara të kapjes
kur kryeni një veprim ku pajisja prerëse mund të
bjerë në kontakt me tela të fshehur ose kordonin e
saj (kontakti me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët
metalike të ekspozuara të pajisjes të transmetojnë
elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të
përdoruesit)
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe
anët e mprehta
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi
i energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Mos përdorni lama të topitura ose të dëmtuara
(lamat e përkulura mund të thyhen me lehtësi ose të
shkaktojnë goditjen e kthimit)
PARA PËRDORIMIT
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
106