Télécharger Imprimer la page

Skil 7710 Notice Originale page 96

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 10
• mbajeni veglën e punës vetëm nga sipërfaqet e
izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose me
kordonin e tij (kontakti me një tel elektrik mund të bëjë
që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të
transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen
elektrike të përdoruesit)
• Mos i vendosni kurrë duart para në zonën e drejtpërdrejtë
të punës
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
SHPJEGImI I SImBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORImI
• Montimi i aksesorëve 6
! mbani doreza mbrojtëse
- rrëshqiteni çelësin C prapa për të zhbllokuar mbajtësin
e aksesorëve E
- rrëshqisni aksesorin (me majën e skajit të punës
poshtë) në thellësi të plotë në mbajtësin e aksesorit E
- rrëshqiteni çelësin C përpara për të bllokuar mbajtësin
e aksesorëve E
- pastroni boshtin e aksesorit pas çdo ndërrimi
• Ndezje/Fikje
- ndizeni pajisjen duke e shtyrë çelësin A 2 përpara
- fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin A 2 prapa
(pozicioni 0)
• Kontrolli i shpejtësisë 7
- zgjidhni shpejtësinë e punës duke rrëshqitur çelësin A
në pozicionin e dëshiruar
1 = shpejtësi e ulët për punë me precizion
2 = shpejtësi mesatare
3 = shpejtësi e lartë për heqjen e materialit me
shpejtësi
- shpejtësia optimale e punës varet nga materiali dhe
mund të përcaktohet me prova praktike
• Funksionimi i veglës
! mbani doreza mbrojtëse dhe përdorni syze
sigurie
- montoni aksesorin e dëshiruar
- ndizni veglën
- çojeni pajisjen te materiali/vendi që do të gërryeni
- filloni me një kënd të rrafshët dhe me trysni të ulët
- punoni larg trupit
- kini parasysh se lëvizja e rrahjes së pajisjes ndodh
vetëm kur ushtrohet trysni mbi materialin që do të hiqni
- kini parasysh se një trysni e lartë mund të shkaktojë
dëmtimin e materialit përkatës
! mos e mbingarkoni veglën
! lëreni pajisjen dhe aksesorin që të ftohet mes
hapave individuale të punës
• Mprehja e aksesorëve
- me aksesorët e mprehtë mund të arrini një rendiment
të lartë në punë dhe një jetëgjatësi të madhe të
shërbimit
- mprehni aksesorët e çelikut para se të topiten
KËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Përdorni aksesorin G për punë në materiale të forta 8
! materialet e buta (si druri dhe alumini) mund të
dëmtohen shumë lehtë me thikat ekstra të
mprehta
Përdorimet e mundshme janë:
- heqja e mbetjeve të ngjitëseve, shkumës, allçisë, llaçit
si dhe të materialeve për ngjitje
- zbutja e pabarazisë
- heqja e mbulesave të dyshemesë
! mbajeni veglën mirë me të dyja duart dhe mbani
një qëndrim të sigurt
• Përdorni aksesorin H për punë në materiale të buta 9
Përdorimet e mundshme janë:
- heqja e mbetjeve të bojës, silikonit dhe allçisë, si dhe
stukos nga panelet e xhamit dhe ato plastike
- zbutja dhe heqja e ngjitëseve dhe mbetjeve izoluese
nga shtresat e drurit
• Përdorni aksesorin J për gdhendje 0
- gdhendja është e mundur vetëm në dru me fibra të
shkurtra (si bli dhe plep)
! mbajeni veglën mirë me të dyja duart dhe mbani
një qëndrim të sigurt
• Përdorni aksesorin K për heqjen e izolimit nga krahët e
bashkuar të dritareve ose mbetjet nga kornizat e derës !
mIRËmBAJTJA / SHËRBImI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes F 2)
- pastroni veglën me një copë të thatë dhe të butë (mos
përdorni produkte pastrimi ose tretës)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Mbajeni pajisjen si dhe aksesorët të pastra nga ngjitëset
ose çdo material tjetër i mbetur
• Ruajeni gjithmonë pajisjen në ambiente të brendshme në
kutinë e vet mbrojtëse
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
mJEDISI
• mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 5 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
96

Publicité

loading