i) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Në varësi të
punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën, syze ose
maska sigurie. Sipas nevojës, mbani maska për
pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe
përparëse pune që mund të ndalojnë fragmentet e
vogla gërryese ose të materialit të punës. Mbrojtëset
e syve duhet të arrijnë të ndalojnë copëzat që fluturojnë
të krijuara nga përdorimet e ndryshme. Maska e
pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë të filtrojnë
grimcat e krijuara nga veprimi juaj. Ekspozimi i gjatë ndaj
zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë
humbje të dëgjimit.
j) Mbajini personat e tjerë larg në një distancë të
sigurt nga zona e punës. Çdo person që hyn në
zonën e punës duhet të veshë pajisje personale
mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një
aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë
lëndime jashtë zonës direkte të punës.
k) Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues. Nëse
humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të ngecë
dhe dora ose krahu juaj mund të tërhuiqet në aksesorin
rrotullues.
l) Mos e lini kurrë poshtë veglën e punës deri sa
aksesori të ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues
mund të kapet në sipërfaqe dhe të bëjë që vegla e punës
të dalë nga kontrolli.
m) Mos e aktivizoni veglën e punës kur e transportoni
ose e mbani në krah. Kontakti aksidental me aksesorin
rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e
tërhequr aksesorin drejt trupit.
n) Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së
punës. Ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe
grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të
shkaktojë rrezik nga elektriciteti.
o) Mos e përdorni veglë e punës afër materialeve të
djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin materialet.
p) Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të
lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose shkarkesë
elektrike.
2) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET
PËRKATËSE
• Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një rrote
rrotulluese, flete mbështetëse, furçe ose aksesor tjetër të
kapur ose të ngecur. Ngecja ose bllokimi shkakton
ndalimin e menjëhershëm të aksesorit rrotullues i cili më
pas bën që vegla e punës jashtë kontrollit të lëvizë në
drejtimin e kundërt të rrotullimit të aksesorit në pikën e
bllokimit.
• Për shembull, nëse një rrotë gërryese ngec ose kapet te
materiali, ana e rrotës që futet në pikën e bllokimit mund
të ngulet në sipërfaqen e materialit duke bërë që rrota të
ngrihet ose të goditet. Rrota mund të kërcejë drejt ose
larg nga përdoruesi, në varësi të drejtimit të lëvizjes së
rrotës në pikën e bllokimit. Rrotat gërryese mund të
thyhen gjithashtu në këto kushte.
• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës
së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të
papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget
duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më
poshtë.
a) Mbajeni mirë veglën e punës dhe poziciononi trupin
dhe krahun në mënyrë të tillë që t'i përballojnë
forcat e goditjes së kthimit. Përdorni gjithmonë një
dorezë ndihmëse, nëse ka, për një kontroll
maksimal mbi goditjen e kthimit ose reagimin ndaj
rrotullimit gjatë ndezjes. Përdoruesi mund të
kontrollojë reagimet e forcës rrotulluese ose forcat e
goditjes së kthimit nëse merren masat e duhura.
b) Mos vendosni kurrë dorën afër aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të shkaktojë goditjen e kthimit mbi dorë.
c) Mos u poziciononi në zonën ku mund të lëvizë
vwegla e punës nëse ndodh goditja e kthimit. Goditja
e kthimit do ta lëvizë veglën në drejtimin e kundërt me
lëvizjen e rrotës në pikën e bllokimit.
d) Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të
mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e
aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.
e) Mos lidhni një thikë druri të zinxhirit të sharrës ose
një thikë sharre me dhëmbë. Thika të tilla shkaktojnë
shpesh goditje kthimi dhe humbje kontrolli.
TË PËRGJITHSHME
• Përdoreni këtë vegël vetë për lëmim në të thatë
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
• Mos përdorni kurrë aksesorë më një vrimë me fileto "të
mbyllur" më të vogël se M14 x 21 mm
• Mos përdorni aksesorë të dëmtuar, të deformuar ose që
dridhen
• Mbani dhe ruajini me kujdes aksesorët
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
• Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen
me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë
aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një
kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente
të jashtme me një prizë kundër ujit
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Montoni gjithmonë dorezën ndihmëse A 2; mos e
përdorni kurrë veglën pa të
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
132