Mirëmbajtja Dhe Pastrimi - Beko WMB 50601 Y+ Manuel D'utilisation

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles

Les langues disponibles

5 Mirëmbajtja dhe pastrimi
Jeta e shërbimit të produktit zgjatet dhe problemet e hasura
shpesh ulen nëse pastrohet në intervale të rregullta.
5.1 Pastrimi i sirtarit të detergjentit
Pastroni sirtarin e detergjentit në intervale të rregullta (çdo
4-5 cikle larjeje) siç tregohen më poshtë me qëllim që
të parandaloni grumbullimin e pluhurit të detergjentit me
kalimin e kohës.
Shtypni pikën të shënjuar të cila gjendet në sifoni brenda
pjesës për zbutuesve dhe tërheqni në drejtimin juaj deri sa
pjesa është jashtë makinës larëse.
C
INFORMACIONE
Nëse fillon të mblidhet një sasi më e madhe se normalja përzierje
uji dhe zbutësi në ndarësen e zbutësit, sifoni duhet të pastrohet.
Pastroni sirtarin e detegjentit dhe sifonin me shumë ujë të
vakët në një lavaman. Vishni doreza mbrojtëse ose përdorni
furçë të përshtatshme për të shmangur prekjen e mbetjeve
në sirtar me lëkurën tuaj kur pastroni. Vendosni sirtarin
në vendin e tij pas pastrimit dhe sigurohuni që të mbyllet
plotësisht.
5.2 Pastrimi i derës së ngarkesës dhe kazanit
Për produktet me program për pastrimin e kazanit, ju lutem
shikoni Përdorimi i produktit – Programet.
Për produktet pa pastrim kazani, ndiqni hapat më poshtë për
të pastruar kazanin:
Zgjidhni funksionet ndihmëse Ujë Shtesë ose Shpëlarje
Ekstra. Përdorni një program Pambuk pa para-larje.
Vendosni temperaturën në nivelin e rekomanduar në
agjentin e pastrimit të kazanit i cili mund të ofrohet nga
shërbimet e autorizuara. Përdoreni këtë procedurë pa
rroba në produkt. Para se të filloni programin, vendosni 1
pako me agjent special për pastrim kazani (nëse nuk gjendet
agjenti special, vendosni maks. 100 g pluhur anti-kalkar)
në ndarjen kryesore të detergjentit të larjes (ndarja nr. "2").
Nëse anti-kalkari është në formë tableti, vendosni vetëm një
tablet në ndarjen kryesore të larjes nr. "2". Thajeni pjesën e
brendshme të gominës me një leckë të pastër pasi programi
të ketë mbaruar.
C
INFORMACIONE
Përsëriteni procesin e Pastrimit të Kazanit çdo 2 muaj,
Përdorni një kundër-gëlqeror të përshtatshëm për makinat larëse.
50 / SQ
Pas çdo larjeje sigurohuni që të mos lini asnjë substancë të
huaj në kazan.
Nëse vrimat në fryrësin e treguar në figurë janë të bllokuara,
hapini duke përdorur një kruajtëse dhëmbësh.
C
INFORMACIONE
Substancat e metaleve të huaja do të shkaktojnë njolla ndryshku
në kazan. Pastrojini njollat në sipërfaqen e kazanit duke përdorur
agjentë pastrues për çelik inoksi. Mos përdorni asnjëherë lesh
çeliku apo tel leshi.
5.3 Pastrimi i trupit dhe panelit të kontrollit
Fshijeni trupin e makinerisë me ujë me sapun ose
detergjentë xhel të butë siç duhet, dhe thajeni me një copë
të butë.
Përdorni vetëm një copë të butë të thatë për të pastruar
panelin e kontrollit.
A
KUJDES
Mos përdorni asnjëherë sfungjer apo materiale për njollat. Kjo do
të dëmtojë sipërfaqet e lyera dhe plastike.
5.4 Pastrimi i filtrave të marrjes së ujit
Ka një filtër në fund të çdo valvule për marrjen e ujit në
pjesën e pasme të makinerisë dhe gjithashtu në të fund të
çdo tubi të marrjes së ujit që janë të lidhur me rubinetin.
Këta filtra parandalojnë hyrjen e substancave të huaja
dhe papastërtive të ujit në makinën larëse. Filtrat duhet të
pastrohen sepse bëhen pis.
Mbyllni rubinetat. Hiqni vidat nga tubat e shkarkimit të ujit
për të arritur filtrat në valvulat e marrjes së ujit. Fshijni ata
me një furçë të përshtatshme. Nëse filtrat janë shumë pis,
hiqini me anë të pincave dhe pastrojini. Hiqini filtrat në
pjesët fundore të sheshta të tubave të marrjes së ujit bashkë
me rondelet dhe pastrojini tërësisht me ujë të rrjedhshëm.
Rivendosni rondelet dhe filtrat me kujdes në vendet e tyre
dhe shtrëngojini vidat e tubit me dorë.
5.5 Shkarkimi i ujit të mbetur dhe pastrimi i
filtrit të pompës.
Sistemi i filtrimit në makinerinë tuaj parandalon artikujt e
ngurtë të tilla si kopsat, monedhat dhe fibrat e materialeve
që të bllokojnë rrotullimin e pompës gjatë shkarkimit të ujit.
Në këtë mënyrë, uji do të shkarkohet pa ndonjë problem dhe
jeta e shërbimit të pompës do të zgjatet.
Nëse makineria nuk e bën shkarkimin e ujit, filtri i pompës
është i bllokuar. Filtri duhet të pastrohet kur ai bllokohet
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières