1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë që do t'ju ndihmojnë të mbroheni nga lëndimi
i vetes apo dëmtimi i pronës. Mosndjekja e këtyre udhëzimeve do të bëjë të pavlefshme
çdo garanci.
1.1. Siguria e përgjithshme
• Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët në moshën 8 vjeçare ose më të mëdhenj
dhe nga persona, aftësitë fizike, ndijore apo mendore të të cilëve, nuk janë të zhvillua-
ra plotësisht apo që kanë mungesë ekpserience dhe njohurie me kusht që ata të jenë
të mbikëqyrur dhe trajnuar për përdorimin e sigurt të produktit dhe rreziqeve që ai
mbart. Fëmijët nuk duhet të luajnë me produktin. Nuk duhet të kryhen punë pastruese
apo për mirëmbajtjen nga ana e fëmijëve përveç rasteve kur ata janë të mbikëqyrur
nga dikush. Fëmijët e moshës nën 3 vjeç duhet të mbahen larg përveç nëse mbikë-
qyren vazhdimisht.
• Mos e vendosni kurrë produktin në një dysheme të mbuluar me tapet. Përndryshe,
mungesa e ajrit nën makineri do të shkaktojë mbinxehjen e pjesëve elektrike. Kjo do
të shkaktojë probleme me produktin tuaj.
• Nëse produkti ka një defekt, nuk duhet të vihet në punë përveçse kur riparohet nga
Agjenti i Autorizuar i Shërbimit. Ka rrezik të goditjes elektrike!
• Ky produkt është projektuar në mënyrë të tillë që të rifillojë punën pas një shkëputjeje
të energjisë në rastin kur është në prizë. Nëse dëshironi të anuloni programin, shihni
pjesën "Anulimi i programit".
• Lidheni produktin me një prizë të tokëzuar të mbrojtur nga një siguresë 16 A. Mos
e neglizhoni marrjen e një specialisti elektrik të kualifikuar për të bërë instalimin e
tokëzuar. Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë dëmtim që mund të
kryhet kur produkti përdoret pa tokëzim në përputhje me rregulloret lokale.
• Furnizimi me ujë dhe tubat e shkarkimit duhet të jenë të lidhura në mënyrë të sigurt
dhe të mos dëmtohen. Përndryshe, ka rrezik të rrjedhjes së ujit.
• Mos e hapni kurrë derën e ngarkimit apo hiqni filtrin kur ka ende ujë në kazan.
Përndryshe, mund të ketë rrezik përmbytjeje apo lëndim nga uji i nxehtë.
• Mos e hapni me forcë derën e ngarkimit kur është e kyçur. Dera e ngarkimit do të jetë
gati për t'u hapur disa minuta pasi të përfundojë cikli i larjes. Në rast se dera e ngar-
kimit hapet me forcë, dera dhe mekanizmi i kyçjes mund të dëmtohen.
• Hiqeni nga priza produktin kur nuk e përdorni.
• Mos e lani kurrë produktin duke shpërndarë apo derdhur ujë në të! Ka rrezik të godit-
jes elektrike!
• Mos e prekni kurrë prizën me duar të lagura! Mos e hiqni kurrë nga priza duke tërhe-
qur kordonin, gjithmonë hiqeni duke kapur spinën.
• Përdorni detergjentë, zbutës apo suplemente të përshatshme vetëm për makinat larë-
se automatike.
• Ndiqni udhëzimet mbi etiketat e veshjeve tekstile dhe në paketimin e detergjentit.
• Produkti nuk duhet të jetë në prizë gjatë insalimit, mirëmbajtjes, pastrimit dhe proce-
durave të riparimit.
• Kryejini gjithmonë procedurat e instalimit dhe riparimit nga
Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime që mund të bëhen nga procedura
të kryera nga persona të paautorizuar.
38 / SQ
Agjenti i Autorizuar i Shërbimit
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim
.