Skil 9782 Notice Originale page 158

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
6) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR
VEPRIMET E FËRKIMIT
a) Kini parasysh se fije të ashpra teli bien nga furça
edhe gjatë veprimeve të zakonshme. Mos i sforconi
telat duke ushtruar shumë ngarkesë te furça. Fijet e
telit mund të depërtojnë me lehtësi në rroba dhe/ose lëkurë.
b) Nëse rekomandohet përdorimi i një mbrojtëseje për
fërkimin me tel, mos lejoni ndërhyrje të diskut ose
furçës me tela te mbrojtësja përkatëse. Disku ose
furça me tela mund të zgjerohet në diametër për shkak të
ngarkesës së punës dhe forcave centrifugale.
TË PËRGJITHSHmE
• Kjo vegël nuk është e përshtatshme për mprehje/prerje
në lagështi
• Përdorni vetëm fllanxhat që shoqërojnë këtë vegël
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AkSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
• Përdoreni vetëm me disqe mprehës/prerës me një
trashësi maksimale prej 8 mm dhe një diametër të
vrimës së boshtit prej 22 mm
• Mos përdorni kurrë zvogëlues ose përshtatës për të
vendosur disqe mprehëse/prerëse me vrima të mëdha
• Mos përdorni kurrë aksesorë më një vrimë me fileto "të
mbyllur" më të vogël se M14 x 21 mm
PËRDORImI NË AmBIENTE TË JASHTmE
• Lidheni veglën me anë të një automati të qarkut për
korrentin defektoz (FI) me një rrymë aktivizimi prej 30 mA
maksimumi
PARA PËRDORImIT
• Para se ta përdorni veglën për herë të parë,
rekomandohet që të merrni informacione praktike
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Montoni gjithmonë dorezën ndihmëse F 2 dhe
mbrojtësen G 2; mos e përdorni kurrë veglën pa të
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Kini kujdes kur prisni kanale, veçanërisht në murë
mbështetëse (të çarat në muret mbështetëse janë objekt
i rregulloreve specifike të shtetit; këto rregullore duhet të
merren parasysh në çdo rrethanë)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORImIT
• Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra të
voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me
energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca e
sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,25
Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse keni
nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni me
autoritetin e furnizimit me energji
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Në rast të ndërprerjes së energjisë ose kur hiqet
aksidentalisht spina, lëshoni çelësin J 2 për të
parandaluar rindezjen e pakontrolluar
PAS PËRDORImIT
• Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
PËRDORImI
• Montimi i aksesorëve 2
! hiqni spinën
- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do të
montohen
- shtrëngoni fllanxhën shtrënguese B me çelës C
ndërsa shtyni butonin e bllokimit të boshtit D
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D
vetëm kur boshti A të jetë e palëvizshme
- për heqjen e dorezës së aksesorëve anasjelltas
! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë
përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen
! montoni gjithmonë panele mbështetëse kur
përdorni aksesorë për smerilimin
! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa
një etiketë ("thithëse") që i ngjitet sipër (nëse ka)
• Montimi i dorezës ndihmëse F 5
! hiqni spinën
- vidhosni dorezën ndihmëse F në të djathtë, sipër ose
në të majtë të veglës (në varësi të punës që do të
kryhet)
• Heqja/montimi/rregullimi i mbrojtëses G 6
! hiqni spinën
- hapni mbrojtësen G duke liruar vidën H (mos e hiqni)
158

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

F0159782 serie

Table des Matières