Gardena HandyMower Li-18/22 Mode D'emploi page 107

Masquer les pouces Voir aussi pour HandyMower Li-18/22:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 13
b) Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat e tjerë që nuk e njohin manualin
e përdorimit të përdorin korrësen e barit. Përcaktimet vendore mund të
përcaktojnë moshën minimale të përdoruesit.
c) Mos korrni kurrë nëse në afërsi gjenden persona, sidomos fëmijë ose kafshë.
d) Kushtoni vëmendje faktit që drejtuesi i makinerisë ose përdoruesi është
përgjegjës për aksidente me persona të tjerë ose me pronën e tyre.
Masat përgatitore
a) Gjatë përdorimit të makinerisë duhet të përdoren gjithmonë këpucë të forta
dhe pantallona të gjata. Mos e përdorni asnjëherë makinerinë i zbathur ose
me sandale të lehta. Mënjanoni mbajtjen e rrobave të gjera ose rrobat me
litarë ose rripa që varen.
b) Kontrolloni terrenin në të cilin do të përdoret makineria dhe largoni të gjitha
objektet të cilat mund të kapen dhe mund të hidhen nga makineria.
c) Para përdorimit duhet kryer gjithmonë një kontroll vizual nëse thikat prerëse,
bulonat fiksues dhe e gjithë njësia prerëse është e konsumuar apo e dëmtuar.
Thikat prerëse ose bulonat fiksues të konsumuara ose të dëmtuara, për mën-
janimin e një mosbalancimi lejohen të ndërrohen vetëm si komplet. Tabelat
e konsumuara ose të dëmtuara udhëzuese duhen zëvendësuar.
d) Para përdorimit duhen kontrolluar gjithmonë për shenja dëmtimesh ose kon-
sumi kabulli i ushqimit dhe kabulli zgjatues. Nëse kabulli dëmtohet gjatë për-
dorimit, duhet që ai të shkëputet menjëherë nga rrjeti i furnizimit me energji.
MOS E PREKNI KABULLIN PARA SE TË SHKËPUTET NGA RRJETI.
Mos e përdorni makinerinë nëse kabulli është i konsumuar ose i dëmtuar.
Përdorimi
a) Korrni vetëm ditën ose me ndriçim të mirë artificial.
b) Nëse është e mundur duhet mënjanuar përdorimi i pajisjes në barë të lagur.
c) Kushtoni gjithmonë vëmendje qëndrimit të mirë në shpate.
d) Udhëhiqeni makinerinë me shpejtësinë e hapit.
e) Korrni diagonal me shpatin, asnjëherë lartë ose poshtë.
f) Tregohuni tepër i kujdesshëm nëse ndryshoni drejtimin e udhëtimit në shpat.
g) Mos korrni në shpate tepër të pjerrët.
h) Tregohuni tepër të rrezikshëm kur merrni kthesën me korrësen e barit ose kur
e tërhiqni atë afër vetes tuaj.
i) Ndaloni thikën(at) prerëse, nëse korrësja e barit duhet të anohet për ta trans-
portuar mbi sipërfaqe të tjera jo me barë dhe nëse korrësja e barit lëvizet nga
sipërfaqja që duhet korrur për te një vend tjetër ose anasjelltas.
j) Mos e përdorni kurrë korrësen e barit me mekanizma mbrojtës ose
zgarë mbrojtëse të dëmtuar ose pa qenë montuar mekanizmat mbrojtës,
p.sh. llamarinat mbrojtëse dhe/ose mekanizmi i kapjes së barit.
k) Startojeni ose aktivizojeni me kujdes çelësin e ndezje, në përputhje me udhëzi-
met e prodhuesit. Kushtoni vëmendje distancës së mjaftueshme të këmbëve
kundrejt thikës(ave) prerëse.
l) Gjatë startit ose ndezjes së motorit nuk lejohet që korrësja e barit të jetë
e anuar, përveç rastit kur korrësja e barit duhet të ngrihet gjatë procesit.
Në këtë rast anojeni atë deri në atë deri aty ku është e nevojshme dhe ngrini
lartë vetëm anën e drejtuar nga përdoruesi.
m) Mos e startoni motorin nëse keni qëndruar para kanalit të nxjerrjes.
n) Mos i fusni asnjëherë duart ose këmbët pranë ose poshtë pjesëve që
rrotullohen. Qëndroni gjithmonë larg vrimës së nxjerrjes.
o) Mos e ngrini ose mos e mbani kurrë në krah një korrëse bari me motor të
ndezur.
p
) Fikeni motorin dhe hiqni çelësin e ndezjes. Sigurohuni që të gjitha pjesët
2
e lëvizshme kanë ndaluar plotësisht:
– gjithmonë kur largoheni nga korrësja e barit;
– para se të zhbllokoni bllokimet ose zënien e kanalit të nxjerrjes;
– para se ta kontrolloni, pastroni korrësen e barit ose të kryeni punime në të;
– nëse u godit një trup i huaj. Kërkoni për dëmtime te korrësja e barit dhe
kryeni riparimin e domosdoshëm para se ta startoni përsëri atë dhe të
punoni me korrësen e barit.
Nëse korrësja e barit fillon që të dridhet me forcë, është e domosdoshme që
të bëhet një kontroll i menjëhershëm:
– kërkoni për dëmtime;
– realizoni riparimet e nevojshme të pjesëve të dëmtuara;
– kujdesuni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të jenë shtrënguar.
Mirëmbajtja dhe magazinimi
a) Kujdesuni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të jenë të shtrënguara dhe që
pajisja të jetë në një gjendje të sigurt pune.
b) Kontrolloni rregullisht mekanizmin e kapjes së barit për konsum ose humbje të
aftësisë së funksionimit.
c) Për arsye sigurie zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara.
d) Kushtoni vëmendje faktit që te makineritë me disa thika prerëse lëvizja e një
thike prerëse mund të shkaktojë rrotullimin e thikave të tjera.
e) Kushtoni vëmendje gjatë konfigurimit të makinerisë që të mos ju ngecin
gishtat ndërmjet thikave të lëvizshme të prerjes dhe pjesëve që nuk lëvizin të
makinerisë.
f) Lëreni motorin të ftohet para se ta dërgoni makinerinë në vendin ku e ruani.
g) Kushtoni vëmendje faktit gjatë mirëmbajtjes së thikave prerëse që edhe
atëherë kur burimi i ushqimit është i fikur, thikat prerëse mund të lëvizin.
h) Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinal.
5023-20.960.01.indd 107
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive
RREZIK! Rrezik zjarri!
Bateria që duhet karikuar, gjatë karkikimit duhet të gjendet mbi një sipër­
faqe jo të djegshme, të qëndrueshme ndaj nxehtësisë dhe jo përçuese.
Bateria nuk duhet të karikohet pa dashje.
Kontaktet e lidhjes nuk lejohen të lidhen në qark të shkurtër.
Mbani objektet gërryese, të ndezshme dhe lehtësisht të djegshme larg
nga karikuesi dhe bateria.
Karikuesi dhe bateria nuk duhet të jenë të mbuluar gjatë procesit të
karikimit.
Shkëputeni menjëherë karkikuesin nga furnizimi me energji elektrike në rast
formimi tymi ose zjarri.
Për produktin e baterisë GARDENA përdorni vetëm bateri GARDENA. Për
bateritë e prodhuesve të tjerë GARDENA nuk merr përsipër garanci. Në rastin
e një cilësie të ulët, këto mund të shkaktojnë një rrezik zjarri ose shpërthimi!
Mos e përdorni karikuesin GARDENA për të karikuar bateritë e huaja, pasi
GARDENA nuk mund ta garantojnë pajtueshmërinë dhe prandaj edhe këtu
mund të ekzistonte një rrezik zjarri dhe shpërthimi.
Mos karikoni bateri të parikarikueshme.
RREZIK! Rrezik shpërthimi!
Mbroni bateritë nga nxehtësia dhe zjarri. Mos i vendosni bateritë mbi
radiatorë ngrohje dhe mos i ekspozoni ato për një kohë të gjatë kundrejt
rrezeve të forta të diellit.
Mos operoni në atmosfera shpërthyese, p.sh. në prani të lëngjeve të nde­
zshme (avujve), gazeve të ndezshme ose grumbullimit të pluhurit. Bate­
ritë mund të krijojnë shkëndija që mund të ndezin përzierjet.
Kontrollojeni baterinë para çdo përdorimi. Realizoni një kontroll vizual para çdo
përdorimi. Një bateri që nuk funksionon duhet të hidhet në përputhje me rregullat.
Mos e dërgoni me postë atë. Informacione të tjera do të merrni tek ndërmarrjet
vendore të trajtimit të mbetjeve.
Mos e përdorni baterinë si burim energjie për produkte të tjera. Ekziston rreziku
i plagosjes. Përdoreni baterinë vetëm produkte të parashikuara GARDENA.
Karikojeni dhe përdoreni baterinë vetëm në temperaturë ambienti ndërmjet 0 °C
dhe 40 °C. Lëreni baterinë të ftohet pas një përdorimi të gjatë.
Kontrolloni rregullisht kabullin e karikimit për shenja dëmtimesh dhe plakje (krisje).
Përdoreni kabullin vetëm në gjendje optimale.
Mos e ruani dhe transportoni baterinë në asnjë mënyrë në temperatura mbi 45 °C
ose në ekspozim të drejtpërdrejtë kundrejt diellit. Në mënyrë ideale duhet që
bateria të ruhet në temperatura nën 25 °C për të mbajtur të ulët vetëshkarkimin.
Mos e ekspozoni baterinë as kundrejt shiut, ujit (zhytja) dhe as kundrejt lagësh-
tirës.
Mbajeni të pastër baterinë, sidomos hapësirat e ajrimit.
Nëse bateria nuk përdoret për një kohë të gjatë (dimër), karikojeni baterinë
plotësisht për të penguar një shkarkim të thellë.
Mos e ruani baterinë në një produkt, për të mënjanuar vetëshkarkimin,
keqpërdorimin dhe aksidentet.
Mos e ruani baterinë në ambiente në të cilat ekzistojnë shkarkime elektrike.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e
situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Përdoreni produktin e baterisë vetëm ndërmjet temperaturave 0 deri 40 °C.
Mos e përdorni produktin në ambient të lagësht.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg­
jël gjatë montimit.
Mos e zbërtheni produktin përtej gjendjes në të cilën ju është lëvruar.
Mbani doreza, këpucë kundër rrëshqitjes dhe mbrojtëse shikimi.
Mënjanoni mbingarkesën e korrëses së barit.
Mos punoni me produktin nëse jeni i lodhur ose i sëmurë ose nëse jeni nën
efektin e alkoolit, drogave ose të barnave.
Rrezik rrëshqitjeje:
– në bar të lagët
– në skarpata të pjerrëta
– gjatë transportit
Kini kujdes kur ktheheni mbrapa.
107
06.09.19 11:11

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières