Paralajmërimet E Sigurisë - Caffitaly System Professional Ama Capsule S06HS Mode D'emploi

Masquer les pouces Voir aussi pour Professional Ama Capsule S06HS:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

Në këtë mënyrë ju do të shmangni rrezikun e dëmtimit personal apo dëmtimit të pajisjes.
Kjo pajisje është krijuar për përdorim të brendshëm dhe qëllime të ngjashme, për shembull: në
ambientet e kuzhinës për stafin nëpër dyqane, zyra dhe vende të tjera pune; në hotele, shtepia
druri, motele, dhe ambiente të tjera rezidenciale.
Përdorni vetëm "ama capsule".
Përdorimi i pajisjes ndryshe nga ajo që udhëzohet këtu mund të shkaktojë dëmtime te njerëzit dhe
të bëjë të pavlefshme garancinë. Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime apo dëme
si rezultat i përdorimit jo korrekt të pajisjes.
Pasi të hiqni paketimin, kontrolloni që pajisja nuk është e dëmtuar. Nëse gjeni dëmtim, apo në
shenjën e parë të një difekti (zhurma apo aroma jo të zakonshme), apo nqs ndodh ndonjë problem
brenda pajisjes, mos e përdorni atë dhe kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
Pjesë të paketimit si (qese plasitike, etj.) nuk duhen lënë në prani të fëmijëve pasi janë burime të
mundshme rreziku.
Përdoreni pajisjen vetëm nëse kabulli i korentit është i padëmtuar. Nëse kablli është i dëmtuar, ai
duhet ndërruar: kontaktoni Qendrën e Autorizuar të Shërbimit. Rrezik vdekje nga goditje elektrike.
Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të brendshme. Sigurohuni që pjesët elektrike, si spina,
kabulli i korentit janë të thata. Asnjëherë mos e zhysni pajisjen në ujë. Mbrojeni pajisjen nga
sprucot dhe pikimet. Uji dhe elektriciteti bashkë përbëjnë një rrezik elektrifikimi.
Vendoseni pajisjen në korent vetëm në priza që plotësojnë kërkesat sipas ligjit. Sigurohuni që
voltazhi i rrymës elektrike përputhet me nivelet e shënuara te etiketa e të dhënave, e cila gjendet
në fundin e pajisjes.
Sipërfaqja mbi të cilën do të vendoset pajisja duhet të jetë e niveluar, e fortë, e qëndrueshme, ti
rezistojë nxehtësisë; sipërfaqja mbështetëse nuk duhet ta kaloje këndin prej 2°.
Mos lejoni që pajisja të përdoret nga fëmijë apo persona me aftësi të kufizuara mendore, fizike ose
shqisore apo me mungesë eksperience dhe/ose aftësish, përveçse kur ata janë nën mbikqyrje
dhe drejtim të kujdesshëm nga një person i përgjegjshëm për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të
mbikqyren për ti ndaluar së luajturi me pajisjen.
Mos e lini kabullin e korentit afër sipërfaqeve të nxehta, objekteve të mprehtë apo me anë të
mprehtë.
Asnjëherë mos i vendosni duart brenda ndarjes së kapsulave. Rrezik plagosjeje.
Gjithmonë mbajeni ulur levën. Anjëherë mos e ngrini levën ndërkohë që përgatitet produkti.
Kurrë mos hiqni pjesë të makinës, me përjashtim të atyre që tregohen në instruksionet e
mirëmbajtjes ditore.
Mos fusni objekte tek të çarat apo pjesët e hapura. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike. Çdo
veprim që nuk përshkruhet në këtë manual duhet të bëhët nga Qendra e Autorizuar e Shërbimit!
Mos e tërhiqni kabullin e korentit për ta shkëputur nga rryma. Hiqni spinën nga priza për të mos
e dëmtuar.
Pastrojeni pajisjen nga precipitatet rregullisht, duke ndjekur instruksionet e dhëna. Nëse nuk e
bëni, pajisja juaj mund të dëmtohet.
Pastrojeni pajisjen me kujdes dhe rregullisht. Në qoftë se nuk pastrohet, akumulimet që formohen
mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj. Hiqeni nga priza pajisjen dhe lëreni të ftohet përpara
se ta pastroni.
Në qoftë se nuk do ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë ( largoheni me pushime, etj.), hiqeni
nga priza.
Shqip
Paralajmërimet e sigurisë
Lexoni me
KUJDES
instruksionet që vijojnë!
45

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières