Télécharger Imprimer la page

AEG MSB2547D Notice D'utilisation page 6

Masquer les pouces Voir aussi pour MSB2547D:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 159
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike ose shpërthimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
dhe mos e përdorni pajisjen për të ruajtur
brenda ushqim.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
• Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen
dhe hiqeni spinën nga priza.
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Mos lini të grumbullohen në guarnicionin e
derës mbeturina ushqimi apo mbetje ilaçi
pastrues.
• Yndyrat dhe ushqimi që mbeten në pajisje
mund të shkaktojnë zjarr dhe qark elektrik
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Informacion i përgjithshëm
KUJDES!
Mos e lidhni pajisjen me përshtatës ose
kabllo zgjatues. Kjo mund të shkaktojë
mbingarkesë dhe rrezik zjarri.
6
SHQIP
kur vihet në përdorim funksioni i
mikrovalës.
• Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të
njomë. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale të ashpra pastruese, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Hedhja e pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
• Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
KUJDES!
Lartësia minimale e instalimit është 85
cm.
• Mikrovala është vetëm për përdorim
inkaso. Duhet të vendoset në një
sipërfaqe të qëndrueshme dhe të sheshtë.
• Bufeja nuk mund të ketë mur prapa vendit
ku ndodhet mikrovala.
• Vendosni mikrovalën larg avullit, ajrit të
nxehtë dhe spërkatjeve të ujit.

Publicité

loading