•
Shërbimi 5G dhe 4G varen nga mbështetja e
operatorit të rrjetit tuaj celular dhe shpërndarja e
shërbimeve përkatëse. Ju lutemi, kontaktoni me
operatorin tuaj celular për të aktivizuar shërbimin
5G ose 4G.
•
Shërbimi 5G dhe 4G mund të jenë të
padisponueshëm në zona të caktuara për shkak
të interferencave në rrjet.
•
Nëse ky udhëzues nuk është në përputhje me
përshkrimin në faqen zyrtare të internetit,
mbizotëron ky i fundit.
Për më shumë informacion
Nëse hasni ndonjë problem gjatë përdorimit të pajisjes
suaj, mund të merrni ndihmë nga burimet e
mëposhtme:
•
Vizitoni https://www.hihonor.com për të parë
informacionin e pajisjes dhe informacione të tjera.
•
Vizitoni https://www.hihonor.com/global/support/
për informacionin më të përditësuar të kontaktit për
vendin ose rajonin tuaj.
•
Shkoni te Settings dhe futni fjalët kyçe të
mëposhtme në kutinë e kërkimit për të parë
informacionin përkatës. P.sh. Legal information,
Safety information, Authentication info, Regulatory
information.
Informacionet e sigurisë
Ju lutemi, lexoni me kujdes të gjitha informacionet e
sigurisë përpara se të përdorni pajisjen për të garantuar
funksionimin e saj të sigurt dhe të duhur dhe për të
mësuar se si ta hidhni pajisjen siç duhet.
Përdorimi dhe siguria
•
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të
dëgjimit, mos dëgjoni në nivele të larta volumi për
periudha të gjata.
•
Përdorimi i një përshtatësi energjie, karikuesi ose
baterie të pamiratuar ose të papajtueshëm mund të
dëmtojë pajisjen, të shkurtojë jetëgjatësinë e saj ose
të shkaktojë zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera.
172