Nëse pajisja juaj përdor R600a si lëndë ftohëse - mund ta
mësoni këtë informacion nga etiketa në ftohësi - duhet të bëni
kujdes gjatë transportit dhe instalimit për të mos lejuar që
elementët ftohës të pajisjes të dëmtohen. Megjithëse R600a
është një gaz natyror i padëmshëm për mjedisin. Meqenëse
është shpërthyes, në rast të ndonjë rrjedhjeje të shkaktuar
nga dëmtimi në elementët ftohës, largojeni frigoriferin nga
flakët ose burimet e nxehtësisë dhe ajroseni dhomën për disa
minuta ku ndodhet pajisja.
• Mbani të gjitha paketimet larg nga fëmijët dhe hidhni ato në
mënyrë të duhur.
• Ndërsa e lëvizni dhe vendosni frigoriferin, mos dëmtoni
qarkun e gazit ftohës.
• Mos vendosni substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli
me lëndë të djegshme në këtë pajisje.
• Kjo paisje përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve dhe
pijeve.
• Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient
të brendshëm.
• Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme
ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
• Nëse priza nuk përputhet me spinën e frigoriferit, ajo duhet
të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga
persona të tillë të kualifikuar me qëllim që të shmangni
rreziqet.
• Një spinë tokëzimi specifike është lidhur kabllon e korrentit
të frigoriferit tuaj. Kjo spinë tokëzimi duhet të përdoret
me një posaçërisht spinë tokëzimi nga 16 amper ose 10
amper sipas vendit ku produkti do të shitet. Nëse nuk ka
prizë të tillë në shtëpinë tuaj, instalojeni me një elektricist
të autorizuar.
AL - 119 -