FUNKSIONET INTELIGJENTE
Përdorimi i Aplikacionit LG
SmartThinQ
• Për pajisje me logon
Elementë që duhet të kontrolloni
përpara përdorimit të LG
SmartThinQ
1
Kontrolloni distancën mes pajisjes dhe ruterit
pa lidhje kabllore (rrjeti Wi-Fi).
• Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit
me valë (në wireless) është tepër e madhe,
fuqia e sinjalit bëhet e dobët. Mund të duhet
një kohë të gjatë për të bërë regjistrimin ose
instalimi mund të dështojë.
2
Fikni Internetin e lëvizshëm ose Internetin
celular në telefonin tuaj inteligjent.
• Për iPhone, çaktivizoni të dhënat duke shkuar
tek Cilësimet → Celulari → Interneti
celular.
3
Lidhni telefonin tuaj inteligjent me Wi-Fi e
ruterit (në wireless).
ose
SHËNIM
• Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që ikona
Wi-Fi
në panelin e paisjes është e ndezur.
• Pajisja mbështet vetëm rrjete valësh 2.4 GHz. Për
të kontrolluar frekuencën e rrjetit tuaj, kontaktoni
ofruesin tuaj të shërbimit të internetit, ose merrni
në konsideratë manualin e ruterit pa lidhje
kabllore.
• LG SmartThinQ nuk mban përgjegjësi për
problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj
problemi në lidhje me të, keqfunksionimi ose
gabimi të shkaktuar nga lidhja me rrjetin.
• Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin
Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit. Blini një
përsëritës Wi-Fi(zgjatues i valës) për të
përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.
• Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund të
ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të
shtëpisë.
• Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë siç
duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të
internetit.
• Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit
pa fije të punojë ngadalë.
• Pajisja nuk mund të regjistrohet për shkak të
problemeve me transmetimin e sinjalit me valë
(në wireless). Shkëputni prizën e pajisjes dhe
pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.
• Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i
aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një
përjashtim për këtë rast.
• Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një
kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht.
(Mos përdorni karaktere speciale)
• Ndërfaqja e përdoruesit të Telefonit Inteligjent (UI)
mund të ndryshojë në varësi të sistemit operativ
të celularit (OS) dhe prodhuesit.
• Nëse protokolli i sigurisë të ruterit është vendosur
në WEP, mund të mos arrini të konfiguroni rrjetin.
Ndryshoje në protokolle të tjera sigurie
(rekomandohet WPA2) dhe regjistroni sërish
produktin.
SQ
23