Télécharger Imprimer la page

Skil 1613AA Notice Originale page 83

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 8
- futni fletët e përzierjes në substancën që do të
përzihet
- vendosni rrotën C 2 në pozicionin "1"
- ndizni veglën
- rritni gradualisht shpejtësinë e përzierjes duke
rrotulluar rrotën C 2 në shpejtësinë maksimale të
kërkuar (në mënyrë që substanca të mos spërkatë
ambientin përreth)
! fikni veglën vetëm kur fletët e përzierjes të jenë
në kontejnerin e përzierjes
• Ndezja e butë elektronike
Siguron arritjen e shpejtësisë maksimale me qetësi pa
goditje të papritur kur ndizet vegla
• Shpejtësia konstante elektronike
Mban shpejtësinë në një nivel konstant me rritjen e
ngarkesës
• Mbrojtja elektronike e mbingarkesës
- zvogëlon automatikisht shpejtësinë e përzierjes në
rast se vegla mbingarkohet për një periudhë të gjatë
kohore
- lëshoni pak çelësin A 2 për t'u kthyer në shpejtësinë
normale të punës
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës @
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
! mbajeni gjithmonë pajisjen fort me të dyja duart
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes)
- pastroni gjithmonë përzierësin dhe pjesët funksionale
pas punës së përzierjes
- pastroni veglën me një copë të thatë dhe të butë (mos
përdorni produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni të çarat e ajrosjes G 2 rregullisht me një
furçë ose me ajër të ngjeshur
! shkëputni spinën para pastrimit
• NDALIMI AUTOMATIK i furçave të karbonit
- kjo vegël është e pajisur me furça karboni që kërcejnë
automatikisht kur konsumohen, duke parandaluar
dëmtimin e motorit
- kur vegla të ndalojë papritur, dërgojeni te shitësi ose
qendra më e afërt e shërbimit e SKIL për
zëvendësimin e furçave
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli # do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEklARATA E kONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/
EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
19.11.2013
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 85 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 96 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi <2,5 m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K =
1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
83

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

1613F0151613aa