Télécharger Imprimer la page

Makita CF100DZ Manuel D'instructions page 128

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 10
Llambat treguese
E ndezur
SHËNIM:
• Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës së ambientit, treguesi mund të ndryshojë disi në krahasim me
kapacitetin aktual.
• Mbrojtja e baterisë nga mbi-shkarkimi do të funksionojë kur kapaciteti i baterisë reduktohet. Në këtë rast, ventilatori
me bateri ndalon automatikisht. Nëse ventilatori me bateri nuk punon edhe kur butoni është në pozicionin e
ndezjes, atëherë hiqeni baterinë nga pajisja dhe karikojeni atë.
Ndezja / fikja e ventilatorit (Fig. 1)
Shtypni butonin e ndezjes (1) për ta ndezur ventilatorin. Shtypni përsëri butonin e ndezjes për ta fikur ventilatorin.
Ndryshimi i shpejtësisë së erës (Fig. 5)
Shtypni butonin e ndryshimit të shpejtësisë (3) ndërsa ventilatori është duke punuar. Shpejtësia e erës ndryshon
çdo herë që shtypni butonin. Shpejtësia e erës do të kthehet në shpejtësinë më të ulët kur është duke punuar në
shpejtësinë më të lartë.
Ventilatori me bateri do të fillojë me të njëjtën shpejtësi si në cilësimin e parë.
Përshtatja e këndit të kokës së ventilatorit (Fig. 6)
Këndi i kokës së ventilatorit mund të përshtatet. Variantet e lëvizjeve në kokën e ventilatorit jepen në figurën e
paraqitur.
SHËNIM:
• Mos e ktheni kokën e ventilatorit përtej varianteve të lëvizjeve.
Mbajtësja e ventilatorit (Fig. 7)
Përdorni një mbajtëse në dorezë për ta mbajtur ventilatorin me bateri në një tub ose në vende të tjera të
përshtatshme. Për të shmangur rënien aksidentale të ventilatorit me bateri, vendosni një rrip në vrimën e rripit (4)
dhe sigurojeni atë.
KUJDES:
• Mos e vendosni asnjëherë ventilatorin me bateri në vende të larta ose në sipërfaqe jo të sheshta pasi pajisja mund
të bjerë.
• Për të mbajtur ventilatorin me bateri, përdorni metal të fortë si p.sh. një tub metali. Diametri i tubit të përdorur për
mbështetjen e pajisjes duhet të jetë më i vogël se 24 mm dhe të mbajë 5,6 kg. Mos e vendosni ventilatorin me
bateri më lart se 2,3 m.
Montimi mbi një këmbalec (Fig. 8, Fig. 9)
Ventilatori me bateri mund të montohet mbi disa lloje të ndryshme këmbalecësh Makita.
Kur e përdorni këmbalecin me boshtin e filetuar 5/8"-11 UNC, montojeni ventilatorin me bateri duke përdorur vrimën
A të dados (15).
Kur e përdorni këmbalecin për ndriçuesin Makita për punë, montojeni ventilatorin me bateri duke e fiksuar vidën
shtrënguese me dorë (19) në vrimën B të dados (16).
Montimi në mur (Fig. 8, Fig. 9)
Përgatisni dy vida dhe i fiksoni në mur siç tregohet në figurë. Vendoseni ventilatorin me bateri duke përdorur vrimat
për montimin në mur (17).
KUJDES:
• Gjatë kohës së montimit në mur, hiqeni pajisjen nga priza dhe baterinë nga ventilatori me bateri.
• Tregoni kujdes që të zgjidhni një pjesë muri të qëndrueshme për montimin e ventilatorit me bateri. Sigurohuni që
ventilatori me bateri të jetë vendosur në mënyrë të sigurt në mur.
• Uleni gjithmonë ventilatorin me bateri nga muri kur të vendosni/hiqni baterinë. Në të kundërtën, ventilatori me bateri
mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndime.
• Ky ventilator është projektuar për t'u montuar në distancë të lartë dhe duhet të instalohet me qëllim që fletët e
pajisjes të jenë më lart se 2,3 m nga dyshemeja ose dritaret.
PARALAJMËRIM
• Në rast shërbimi, kontaktoni me Qendrat e Autorizuara të Shërbimit Makita dhe përdorni vetëm pjesë këmbimi
identike. Përdorimi i pjesëve të tjera mund të sjellë rrezik ose ta dëmtojë produktin.
128
E fikur
MIRËMBAJTJA
Kapaciteti i mbetur
0% deri në 25%

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Cf100d