1. INFORMACIONE
AL
PËR SIGURINË
Për sigurinë tuaj e për funksionimin
korrekt të aparatit, lutemi të lexoni
me vëmendje këtë manual para
instalimit e vënies në punë. Mbajini
këto udhëzime gjithnjë bashkë me
aparatin, edhe në rast se ua jepni
ose transferoni të tretëve. Është e
rëndësishme që përdoruesit t'i njohin
të gjitha karakteristikat e funksionimit
e të sigurisë së aparatit.
Lidhja e kabllove duhet të bëhet
nga një teknik kompetent.
• Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë
veten përgjegjës për dëme
eventuale që shkaktohen nga
instalimi ose përdorimi jo i duhur.
• Distanca minimale e sigurisë midis
platformës e aspiratorit është
prej 650 mm (disa modele mund
të instalohen në një lartësi më
të vogël; shikoni paragrafin për
përmasat e punës e për instalimin).
• Nëse udhëzimet e instalimit të
platformës me gaz përcaktojnë
një distancë më të madhe se sa
ajo e treguar më sipër, është e
nevojshme të mbahet parasysh.
• Kontrolloni tensionin e rrymës në
rrjet nëse korrespondon me atë që
shënohet në targën e të dhënave
të vendosur brenda aspiratorit.
• Mekanizmat e ndarjes duhet
të instalohen tek impianti fiks
në përputhje me normativat e
sistemeve të kabllimit.
• Për aparatet e Klasës I, kontrolloni
104
që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të
ketë një lidhje të duhur me masë.
• Lidhni aspiratorin me gypin për
daljen e tymit me një tub me
diametër minimal prej 120 mm.
Rruga e tymrave duhet të jetë sa
më e shkurtër që të jetë e mundur.
• Duhet të respektohen të gjitha
normativat që kanë të bëjnë me
shkarkimin e ajrit.
• Mos e lidhni aspiratorin me kanalet
e tymrave që transportojnë tymra
të djegies (p.sh. të kaldajave,
oxhaqeve, etj.).
• Nëse aspiratori përdoret në
kombinim me aparate jo elektrike
(p.sh. aparate me gaz), duhet të
garantohet një ajrim i mjaftueshëm
në lokal për të ndaluar kthimin e
fluksit të gazrave të shkarkimit. Kur
aspiratori për kuzhinën përdoret
në kombinim me aparate jo të
ushqyera me rrymë elektrike,
trysnia negative në lokal nuk
duhet të kalojë 0,04 mbar për të
shmangur rithithjen e tymrave në
lokal nga aspiratori.
• Ajri nuk duhet nxjerrë nëpërmjet një
kanali të përdorur për shkarkimin
e tymrave nga aparate djegieje të
ushqyera me gaz ose me lëndë të
tjera djegëse.
• Kablloja ushqyese, nëse është e
dëmtuar, duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi ose nga një teknik
i shërbimit të asistencës.
• Lidheni spinën me një prizë që
është në përputhje me normativat
në fuqi e në pozicion të arritshëm.
• Lidhur me masat teknike e të