324
Shqip
Hapat e parë
Vendosja e ngjitëses suaj të preferuar
Vendosja e kokës së furçës
Përdorimi i furçës "Philips Sonicare"
"Sonicare for Kids - Design a Pet Edition" vjen me disa
ngjitëse nga të cilat mund të zgjidhni. Ngjitëset mund të
lëvizen për të krijuar dizajnin që ju zgjidhni.
1 Vendoseni ngjitësen(t) tuaj të preferuar te doreza
Shënim: Sigurohuni që doreza të jetë e pastër dhe e thatë
dhe që ngjitëset të jenë plotësisht të shtypura mbi dorezë
pa asnjë boshllëk ajri për të siguruar ngjitje të plotë.
Shënim: Fëmijët nuk duhet të lihen të pambikëqyrur kur i
vendosin ngjitëset.
1 Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë në
një drejtim me pjesën e përparme të dorezës.
2 Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa
të mos shtyhet më tutje.
Shënim: Është diçka normale të shikoni një hapësirë të
vogël ndërmjet kohës së furçës dhe dorezës.
Nëse është hera e parë që përdorni furçën tuaj të
dhëmbëve "Sonicare", është normale të ndjeni më shumë
dridhje sesa kur përdorni një furçë joelektrike. Zakonisht,
përdoruesit për herë të parë ushtrojnë shumë presion.
Ushtroni vetëm presion të lehtë dhe lëreni furçën t'jua
lajë dhëmbët. Për përvojën më të mirë, ndiqni udhëzimet
e mëposhtme për larjen e dhëmbëve. Për t'ju ndihmuar
të kaloni në furçën e re elektrike të dhëmbëve "Sonicare",
ajo ofrohet me funksionin "EasyStart" të aktivizuar. Ky
funksion e rrit ngadalë energjinë gjatë 14 larjeve të para
për t'ju ndihmuar të përshtateni me larjen e dhëmbëve