Télécharger Imprimer la page

Beko BCNA275E2S Notice D'utilisation page 58

Masquer les pouces Voir aussi pour BCNA275E2S:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 1
Sistemi dysh i ftohjes
Frigoriferi juaj është i pajisur me dy
sisteme të veçanta ftohjeje për të ftohur
pjesën e ushqimeve të freskëta dhe
pjesën e ngrirësit. Kështu ajri në pjesën
e ushqimeve të freskëta dhe ai në pjesën
e ngrirësit nuk përzihen. Falë këtyre dy
sistemeve të veçanta të ftohjes,
shpejtësia e ftohjes është shumë më e
madhe se e frigoriferëve të tjerë. Erërat
në dy dhomat e frigoriferit nuk përzihen.
Gjithashtu sigurohet më shumë kursim
energjie pasi shkrirja bëhet veç e veç.
Shkrirja
A) Ndarja e frigoriferit
Ndarja e frigoriferit shkrihet automatikisht.
Uji i shkrirjes kalon në tubin e shkarkimit
përmes një ene grumbulllimi në pjesën e
pasme të pajisjes. Kontrolloni që tubi të
jetë vendosur mirë me fundin e tij në
tabakanë e grumbullimit mbi kompresor
për të mos lejuar spërkatjet e ujit mbi
instalimet elektrike ose në dysheme.
B) Ndarja e ngrirësit
Modeli NO FROST është krejt automatik.
Nuk kërkohet ndërhyrje nga ana juaj. Uji
grumbullohet në tabakanë e
kompresorit. Për shkak të nxehtësisë të
kompresorit uji avullohet.
Paralajmërime!
Ventilatorët brenda ngrirësit dhe ndarjeve
të ushqimeve të freskëta qarkullojnë ajër
të ftohtë. Asnjëherë mos futni objekte
përmes mbrojtëses. Mos lejoni që fëmijët
të luajnë me ventilatorin e ushqimeve të
freskëta dhe ngrirësit.
Asnjëherë mos mbani produkte që
përmbajnë gaz shtytës të djegshëm
(p.sh. dispenser akulloresh, kanaçe
spërkatëse, etj.) ose substanca
shpërthyese.
Mos i mbuloni raftet me materiale
mbrojtëse të cilat mund të pengojnë
qarkullimin e ajrit.
Mos lejoni që fëmijët të luajnë me
pajisjen ose të ngacmojnë kontrollet.
Mos i pengoni mbrojtëset e ventilatorëve
për t'u siguruar që të arrini performancën
më të mirë nga pajisja juaj.
Ju lutem sigurohuni që ventilatorët të
mos bllokohen (ndalohen) ose të
pengohen nga ushqimet ose ambalazhet.
Bllokimi (ndalimi) ose pengimi i ventilatorit
mund të shkaktojë rritje në temperaturën
e brendshme të ngrirësit (Shkrirje).
Pjesa për mbajtjen e
ushqimeve që prishen
Kjo ndarje është bërë për të mbajtur
ushqime të ngrira të cilat mund të
shkrihen ngadalë (mish, peshk, pulë,
etj.) sipas nevojës. Ndarja e
temperaturës të ulët është vendi më i
ftohtë në frigorifer ku produktet e
bulmetit (djathë, gjalpë), mish, peshk
ose pulë mund të mbahen në kushte
ideale. Perimet dhe/ose frutat nuk
duhet të vendosen në këtë ndarje.
11
SQ

Publicité

loading