Télécharger Imprimer la page

Beko BCNA275E2S Notice D'utilisation page 54

Masquer les pouces Voir aussi pour BCNA275E2S:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 1
3
Instalimi
Në rastin se nuk merren parasysh
informacionet që janë dhënë në këtë
manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të
mbajë asnjë përgjegjësi për këtë.
Pikat të cilave u duhen kushtuar
vëmendje kur zhvendosni
frigoriferin
1.
Frigoriferi juaj duhet të hiqet nga priza.
Para se të transportoni frigoriferin, duhet
të zbrazet dhe të pastrohet.
2.
Para se të ripaketohet, raftet,
aksesorët, krisperi, etj. brenda frigoriferit
duhet të fiksohen me ngjitës dhe të
sigurohen nga goditjet. Paketimi duhet
të lidhet me një ngjitës të trashë ose
litarë të shtrënguar dhe duhet të
zbatohen me përpikëri rregullat e
transportit mbi paketim.
3.
Paketimi dhe materialet e shkumës
origjinale duhet të ruhen për transport
ose lëvizje në të ardhmen.
Para se ta vini frigoriferin në punë,
Kontrolloni të mëposhtmet para se ta vini në
punë se përdorni frigoriferin tuaj:
1. Pastrojeni pjesën e brendshme të
frigoriferit siç rekomandohet në pjesën
"Mirëmbajtja dhe pastrimi".
2. Futeni spinën e frigoriferit në prizën në
mur. Kur hapet dera e frigoriferit, llamba e
brendshme do të ndizet.
3. Kur fillon të punojë kompresori, do të
dëgjohet një tingull. Lëngu dhe gazrat e
izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të
krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori nuk
është në punë dhe kjo është normale.
4. Anët e para të frigoriferit mund të ndihen
të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona
janë bërë posaçërisht që të jenë të ngrohta
për të shmangur kondensimin.
Lidhja elektrike
Lidheni produktin tuaj me një prizë të
tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë
me kapacitetin e duhur.
E rëndësishme:
Lidhja duhet të jetë në përputhje me
rregullat kombëtare.
Spina e korrentit duhet të jetë e
arritshme me lehtësi pas
instalimit.
Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të
garantohet vetëm nëse sistemi i
tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet
me standardet.
Tensioni që tregohet në etiketën
që ndodhet në anën e
brendshme të produktit tuaj
duhet të jetë e njëjtë me
tensionin e rrjetit.
Nuk duhet të përdoren kabllo
zgjatimi dhe multi spina për lidhjen.
Një dëmtim në kabllin e energjisë duhet
të ndërrohet nga një elektricist i kualifikuar.
Produkti nuk duhet të vihet në punë
para se të riparohet! Ekziston rreziku i
goditjes elektrike!
Hedhja e paketimit
Materialet e paketimit mund të jenë të
rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet
e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i
klasifikuar sipas udhëzimeve për
mbeturinat të treguara nga autoritetet
vendase. Mos i hidhni së bashku me
mbeturinat e zakonshme shtëpiake,
hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet
vendase. Paketimi i frigoriferit tuaj është
prodhuar prej materialesh të riciklueshme.
7

Publicité

loading