Télécharger Imprimer la page

Beko BCNA275E2S Notice D'utilisation page 53

Masquer les pouces Voir aussi pour BCNA275E2S:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 1
Pajtueshmëria me Direktivën WEEE
dhe Hedhjen e Produkteve
Mbeturina
Ky produkt nuk mbulon materialet e
dëmshme dhe të ndaluara të treguara në
"Rregullorja për Kontrollin e Mbetjeve të
Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike" të
lëshuar nga T.R. Ministria e Mjedisit dhe
Planifikimit të Qytetit. Pajtohet me
Rregulloren WEEE.
Ky produkt është prodhuar
me pjesë dhe materiale të
cilësisë të lartë të cilat mund
të ripërdoren dhe janë të
përshtatshme për riciklim.
Prandaj, mos e hidhni
produktin së bashku me
mbeturinat e zakonshme të
shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së tij.
Çojeni në një pikë grumbullimi për
riciklimin e pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Ju lutem konsultohuni me
autoritetet lokale për të mësuar pikën më
të afërt të grumbullimit. Ndihmoni në
mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore
duke i ricikluar produktet e përdorura. Për
sigurinë e fëmijëve, priteni kabllin e
energjisë dhe thyejeni mekanizmin e
kyçjes të derës, nëse ka, kështu do të jetë
jo-funksional para se ta hidhni produktin.
Informacione të paketimit
Materialet e paketimit të produktit janë
prodhuar nga materiale të riciklueshme në
përputhje me Rregullat Kombëtare për
Mjedisin. Mos i hidhni materialet e
paketimit së bashku me mbeturinat e tjera
ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e
grumbullimit të materialeve të paketimit të
caktuara nga autoritetet lokale.
Mos harroni...
Çdo substancë e ricikluar është një
çështje e domosdoshme për natyrën dhe
pasuritë tona kombëtare.
Nëse doni të kontribuoni në ri-vlerësimin e
materialeve të paketimit, mund të
konsultoheni me organizatat
ambientaliste ose komunat ku ndodheni.
Paralajmërim HCA
Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj
përmban R600a:
Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni
kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes
dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe
transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni
produktin larg nga substancat e dëmshme
të zjarrit të cilat mund të bëjnë që këto
produkte të marrin zjarr dhe ajroseni
dhomën në të cilën është vendosur njësia.
Injoroni këtë paralajmërim nëse sistemi
i ftohjes të produktit tuaj përmban
R134a.
Lloji i gazit i përdorur në produkt është
treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet në
murin e majtë brenda frigoriferit.
Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr
për ta hedhur.
Gjërat që mund të bëhen për
kursimin e energjisë
Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura
për një kohë të gjatë.
Mos vendosni ushqime ose pije të
nxehta brenda frigoriferit.
Mos e mbingarkoni frigoriferin në
mënyrë që të mos pengohet
qarkullimi i ajrit brenda frigoriferit.
Mos e instaloni frigoriferin nën dritën
direkte të diellit ose pranë pajisjeve
që çlirojnë nxehtësi si për shembull
furrat, lavastoviljet ose radiatorët.
Mbajeni frigoriferin të paktën 30 cm
larg burimeve që lëshojnë nxehtësi
dhe të paktën 5 cm nga furrat
elektrike.
Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në
enë të mbyllura.
Për produktet me një ndarje ngrirësi;
Mund të mbani më shumë ushqime
në ngrirës kur e hiqni raftin ose
sirtarin e ngrirësit. Vlera e konsumit
të energjisë e treguar në frigoriferin
tuaj është përcaktuar duke hequr
raftin ose sirtarin e ngrirësit dhe nën
ngarkesë maksimale. Nuk ka asnjë
problem të përdorni një raft ose sirtar
sipas formave dhe madhësisë që
ushqimeve që do të ngrihen.
Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e
frigoriferit do të sigurojë kursim
energjie dhe do të ruajë cilësinë e
ushqimit.
6

Publicité

loading