Zgjidhja E Problemeve - Skil 0760 Notice Originale

Masquer les pouces Voir aussi pour 0760:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 9
• Funksionimi i veglës 8
- sigurohuni që pajisja të vendoset në një bazë të
qëndrueshme dhe në pozicion vertikal
- lidheni pajisjen me burimin e rrjetit (sigurohuni që
çelësi kryesor F të jetë në pozicionin joaktiv)
- hapni rubinetin e ujit
- shtypni bllokuesin e çelësit të aktivizimit A për të
lëshuar çelësin e aktivizimit B
- shtypni plotësisht çelësin e aktivizimit B për të liruar
ajrin e mbetur në pajisje ose në tubin e furnizimit me
ujë
- lëshoni çelësin e aktivizimit B dhe shtypni bllokuesin e
çelësit të aktivizimit A
- ndizni pajisjen duke shtypur butonin "I" të çelësit
kryhesor F
- pas ndezjes, motori fillon të punojë për disa sekonda
deri sa të arrijë presionin maksimal
- shtypni bllokuesin e çelësit të aktivizimit A, drejtojeni
kokën e spërkatjes G nga zona që do të lahet dhe më
pas shtypni çelësin e aktivizimit B
- ndërroni rrymën e përqendruar të ujit me një spërkatje
të gjerë duke rrotulluar kokën G
- me lëshimin e çelësit të aktivizimit B, motori ndalon
punën pas disa sekondash kur të arrijë presionin
maksimal
- fikeni pajisjen duke shtypur butonin "O" të çelësit
kryesor F
- mbyllni rubinetin e ujit
- shtypni plotësisht çelësin e aktivizimit B deri sa të mos
ketë më presion uji në pajisje
- pas përdorimit, shtypni bllokuesin e çelësit të
aktivizimit A për të shmangur aktivizimin aksidental të
çelësit të aktivizimit B
- hiqeni spinën nga burimi i energjisë
- shkëputni tubin e furnizimit me ujë nga pajisja dhe nga
rubineti i ujit
• Përdorimi i shishes me detergjent 9
! sigurohuni që çelësi i aktivizimit të jetë i bllokuar
dhe që çelësi kryesor të jetë në pozicionin joaktiv
- zhvidhosni shishen H nga koka e detergjentit J dhe
mbusheni me detergjent biologjikisht të zbërthyeshëm
për përdorim me pompat me presion të lartë
(përdorimi i detergjentëve ose kimikateve të tjera
mund të ndikojë negativisht në sigurinë e
pajisjes)
! mos përdorni detergjentë të paholluar
- vidhosni shishen e mbushur H në kokën e detergjentit
J
- hiqni tubin K nga pistoleta L dhe montoni në vend të tij
kokën e detergjentit J si në ilustrim
- shtypni bllokuesin e çelësit të aktivizimit A, drejtojeni
kokën e detergjentit J nga zona që do të lahet dhe më
pas shtypni çelësin e aktivizimit B
! detergjenti nuk del me presion të lartë
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Kur përdorni shishen me detergjent H
! lexoni etiketën e detergjentit për më shumë
udhëzime
- lageni gjithmonë objektin në fillim
- vendosni detergjent mbi objekt nga poshtë lart
- lini kohë që detergjenti të veprojë, por mos e lini kurrë
që të thahet
- shpëlajeni nga larg dhe vazhdoni poshtë
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Para mirëmbajtjes, fikeni gjithmonë pajisjen,
sigurohuni që të mos ketë presion uji në pajisje dhe
në pistoletë, hiqni spinën nga burimi i energjisë dhe
shkëputni pajisjen nga burimi i ujit
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes S 2)
- mos përdorni ujë, tretës ose shkëlqyes
- pastroni rregullisht kokën e spërkatjes G duke
përdorur gjilpërën e pastrimit M 0 (hiqni tubin e
spërkatjes K nga pistoleta L në fillim)
• Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose
të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
• Pastrimi i filtrit të ujit
- hiqni filtrin e ujit E 2 nga bashkuesi hyrës C 2 me
pinca me majë të gjatë
- shpëlajeni dhe vendosni përsëri (zëvendësojeni kur të
dëmtohet)
! mos e përdorni kurrë pajisjen me një filtër uji të
dëmtuar
• Magazinimi !
- ruajeni pajisjen larg nga fëmijët në një vend ku
temperatura e ambientit nuk i kalon 40°C apo bie nën
0°C
- mos vendosni objekte të tjera mbi pajisje
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit N me 4
vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- përdorni shinën e magazinimit N dhe rripat e
magazinimit P si në ilustrim
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të
shqyrtoni problemin
★ Spërkatja nuk është e vazhdueshme
- koka pjesërisht e bllokuar -> pastroni kokën
★ Motori nuk ndizet ose ndalon papritur
- priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një
prizë tjetër
- spina nuk është e lidhur -> vendosni spinën
- mbrojtësja termike fik motorin -> lëreni pajisjen të
ftohet për 5 minuta
91

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières