Electrolux ECN40108W Notice D'utilisation page 34

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 12
34 electrolux
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë
Funksionimi
Paneli I kontrollit
Përdorimi i parë
Përdorimi I përditshëm
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe
të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni
me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të
shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të
gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje,
të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe
veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime
dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes
në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga
pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të
mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga
priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
34
36
36
37
37
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Kujdesi dhe pastrimi
Si të veprojmë nëse...
Të dhëna teknike
Instalimi
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni
derën për të parandaluar fëmijët që luajnë
të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të
mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në
trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak,
sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë
përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo
do të parandalojë që pajisja të kthehet në
rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Kujdes Mos bllokoni zgavrat e ventilimit.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç
shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë nuk janë përshtatur
për këtë nga prodhuesi.
• Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse
(antipiretikut).
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet
në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie
me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e
qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
38
39
40
42
42

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières