AL
• Rekomandohet që ta shkrini pajisjen kur sasia
e ushqimeve që mbahen është shumë e madhe.
• Para se ta shkrini vendoseni butonin e
rregullimit të termostatit në pozicionin maksimal
me qëllim që të ngrini ushqimet fort. Gjatë kësaj
kohe, temperatura në frigorifer nuk duhet të jetë
shumë e ulët.
• Hiqeni pajisjen nga priza
• Nxirrini ushqimet e ngrira, mbështillini në
disa shtresa letre dhe vendosini në një vend të
freskët.
• Lëreni derën të hapur për të shkrirë shpejt
dhe vendosni brenda enë me ujë të ngrohtë
(maks. 80°C).
Mos përdorni objekte me majë ose të mprehta si
për shembull thika ose pirunë për të hequr
akullin.
Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh,
ngrohës elektrikë ose pajisje të tilla elektrike për
shkrirje.
Kur shkrirja të ketë mbaruar, mbylleni pjesën e
shkrirjes dhe thajeni pjesën e brendshme
plotësisht
(Artikulli 7 & 8)
Ripozicionimi i derës
Veproni në rend numerik. (Artikulli 9).
Pastrimi dhe kujdesi
1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në prizë
dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta pastroni.
2. Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta ose
substanca gërryese, sapun, pastrues shtëpie,
detergjent ose dyll lustrues për pastrim.
3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
4. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në
një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në
një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme
dhe thajeni me leckë.
5. Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për një
kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha ushqimet,
pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur.
6. Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët metalike
të produktit (p.sh. pjesën e jashtme të derës, anët
e kabinetit) me dyll silikoni (lustrues makine) për
të mbrojtur lustrën e bojës të jashtme me cilësi të
lartë.
Udhëzime për përdorimin
7. Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i cili
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, duhet të
pastrohet njëherë në vit me fshesë me korrent.
8. Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar
që të jenë të pastra dhe pa grimca ushqimesh.
9. Asnjëherë:
• Mos e pastroni pajisjen me materiale të
papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë nafte.
• Mos e ekspozoni në temperatura të larta, në
asnjë mënyrë.
• Mos e krruani, fërkoni, etj me materiale
gërryese.
10. Grumbullimi i akullit të tepërt duhet të
pastrohet rregullisht. Grumbullimi i madh i akullit
do të pengojë performancën e ngrirësit.
11. Për të pastruar një sirtar, tërhiqeni sa më
shumë të jetë e mundur, ngrijeni lart dhe pastaj
nxirreni jashtë plotësisht
Bëj dhe mos bëj
Bëj- Kontrolloni rregullisht përmbajtjet e ngrirësit.
Bëj- Pastrojeni dhe shkrijeni pajisjen rregullisht
(Shiko "Shkrirja").
Bëj- Mbani ushqimet për kohë sa më të shkurtër
dhe përmbajuni datave "Më së miri para"
dhe "Përdoreni deri".
Bëj- Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani sipas
udhëzimeve të dhëna në paketim.
Bëj- Gjithmonë zgjidhni ushqime të freskëta me
cilësi të lartë dhe sigurohuni që të jenë të
pastra para se t'i ngrini.
Bëj- Përgatitini ushqimet e freskëta për ngrirje në
racione të vogla për të garantuar ngrirje të
shpejtë.
Bëj- Mbështillini ushqimet e ngrira menjëherë
pas blerjes dhe vendosini në ngrirës sa më
shpejt të jetë e mundur.
Bëj- Ndani ushqimet në ndarje dhe plotësoni
letrën e përmbajtjeve. Kjo do t'ju lejojë që të
gjeni ushqimet shpejt dhe të shmangni
hapjen e tepërt të derës, e cila do t'ju
kursejë energji.
Mos-
E lini derën të hapur për periudha të
gjata, pasi kjo do ta bëjë pajisjen më të
kushtueshme në punim dhe mund të
shkaktojë formim të tepërt të akullit.
Mos-
Përdorni objekte të mprehta si thika ose
pirunë për të hequr akullin.
Mos-
Vendosni ushqime të nxehta në pajisje.
Lërini të ftohen më parë.
59