Gardena 36 A Li Mode D'emploi page 198

Masquer les pouces Voir aussi pour 36 A Li:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 21
Kontrollet përpara çdo funksionimi:
Përpara përdorimit, duhet bërë gjithnjë një kontroll
për t'u siguruar që të gjitha vidat, dadot dhe pjesët
e tjera të punës nuk janë konsumuar ose dëmtuar.
Tehet e konsumuara ose të dëmtuara duhen
zëvendësuar si një e tërë.
Mos e përdorni prerësen e barit me bateri nëse
pajisjet e sigurisë (doreza çelës, çelësi i sigurisë,
butoni i ndezjes, mekanizmi i kapakut të prerjes)
dhe/ose tehet e prerjes janë dëmtuar ose konsumuar.
Mos e përdorni kurrë makinerinë nëse pajisja e
sigurisë nuk funksionon ose mungon.
Kontrollojeni sipërfaqen mbi të cilën do të përdoret
prerësja e barit përpara se të filloni punën.
Guriçkat, pjesët e drurit dhe telat sikurse dhe
materialet e tjera të ngurta duhen hequr.
Objektet të cilat bien në kontakt me tehet, mund të
fluturojnë jashtë kontrollit ose mund të dëmtojnë
mekanizmin e prerjes.
Përdorimi i duhur / Përgjegjësia:
Kujdes ! Bëni kujdes pasi tehet rrotulluese
mund të shkaktojnë plagosje
Mos i vendosni kurrë duart ose këmbët
mbi ose nën pjesët që lëvizin.
Mos i prekni tehet përpara se të jetë hequr
pajisja ç'aktivizuese dhe tehet të ketë ndaluar
plotësisht
Mos e përdori prerësen e barit kur ka njerëz,
veçanërisht fëmijë ose kafshë në afërsi. Personi që
e përdor është përgjegjës për dëmtimet.
Kur prisni barin në pjesë të ngritura ose të pjerrëta
duhet të bëni kujdes të veçantë.
Sigurohuni që gjithnjë të mbani një distancë
sigurie dhe të mbathni këpucë me sholla që nuk
rrëshqasin si dhe pantallona të gjata. Tek pjesët
e pjeta barin priteni gjithnjë tërthorazi.
Mos e prini barin në pjesët që janë tejet të pjerrëta.
Bëni kujdes të veçantë kur prisni barin duke ecur
mbrapsht dhe kur e tërhiqni prerësen e barit.
Rrezik rrëzimi!
Edhe pse mund të keni marrë masa paraprake,
nëse godisni një objekt kur punoni ose prerësja e
barit fillon të dridhet shumë, lirojeni dorezën e
çelësit. Hiqeni çelësin dhe baterinë nga priza.
Pastroni bllokimin, kontrolloni nëse është dëmtuar
prerësja e barit dhe riparojeni nëse është e
nevojshme.
Punoni vetëm atëherë kur largësia e shikimit
është e mirë.
Mos e lini kurrë baterinë e prerëses së barit pa e
mbikëqyrur. Nëse e ndërprisni punën, hiqeni
çelësin dhe vendoseni prerësen e barit në një vend
të sigurt.
Shtyjeni prerësen e barit vetëm me ritmin e ecjes.
198
Siguria elektrike:
Kjo prerëse bari me bateri mund të
shkaktojë plagë të rënda!
Për të parandaluar plagosjet, mos e
ndizni kurrë motorin kur prerësja është e
përmbysur.
Mos e hiqni kurrë baterinë kur motori është ndezur.
Çelësin futeni në fole vetëm kur doni të filloni të
punoni me prerësen e barit.
Familjarizohuni me vendin ku do të punoni.
Kontrolloni për rreziqe të mundshme të cilat mund
të mos dëgjohen për shkak të zhurmës së
makinerisë.
Lutemi respektoni oraret lokale kur nuk duhet bërë
zhurmë.
Kur e ndërprisni punën për të shkuar në një vend
tjetër ku do të punoni, fikeni gjithmonë prerësen e
barit me bateri dhe hiqeni çelësin nga foleja.
Mos e përdorni prerësen e barit afër pishinave ose
pellgjeve në kopsht.
Mos e përdorni kurrë makinerinë kur bie shi ose në
vende të vlagëta e të njoma.
Siguria e baterisë:
Rrezik! Rrezik zjarri nga qarku i shkurtër!
Kontaktet nuk duhet të shkurtohen kurrë
me metale!
Rrezik zjarri!
Mos i ngarkoni kurrë bateritë afër acideve ose
materialeve lehtësisht të ndezshme.
Rrezik shpërthimi!
Mos i hidhni bateritë e përdorura në zjarr në asnjë
lloj mënyre.
Bateritë ngarkojini vetëm me ngarkuesin e vet!
Nëse përdorni ngarkues të tjerë ato mund të
shkaktojnë dëmtime ose plagosje.
Mbrojini bateritë nga drita e fuqishme e diellit.
Nëse përdorni ngarkues tjetër që nuk është ofruar
nga GARDENA, GARDENA nuk mban asnjë lloj
përgjegjësie për ankesat e garancisë.
Ngarkuesin ruajeni në vend të thatë.
Baterinë ngarkojeni vetëm në një vend të thatë.
Baterinë përdoreni vetëm për prerësen e barit me
bateri të rikarikueshme.
Prerësja e barit nuk mund të ndizet për sa kohë që
ngarkuesi është i lidhur në korrent.
Mbrojeni prizën e ngarkimit, baterinë, çelësin e sigurisë
dhe ngarkuesin nga papastërtitë dhe lagështira.
Prerësja e barit me bateri nuk mund të funksionojë
me asnjë lloj baterie tjetër përveç asaj të ofruar me
të. Mos përdorni asnjëherë bateri që nuk janë të
rikarikueshme.
Nëse bateria fillon të rrjedhë, hiqeni çelësin e sigurisë,
vishni doreza, hiqeni baterinë dhe hidheni atë.
Mos e prekni acidin e baterisë. Nëse acidi ju bie në
kontakt me sytë, lajini menjëherë me ujë dhe
shkoni tek doktori.

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

42 a li40414035

Table des Matières